osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kur Tit Vasali ministër Shëndetësie hetohej nga prokuroria, si falsifikator dhe hajdut i tenderëve të ilaçeve në favor “MEGAFARAM”, pronë e “Luçit” të dajës

Kur Tit Vasali ministër Shëndetësie hetohej nga prokuroria, si falsifikator dhe hajdut i tenderëve të ilaçeve në favor “MEGAFARAM”, pronë e “Luçit” të dajës

Akuzon “ikona” e ilaçeve të skaduara dhe shitjes e ilaçeve të spitaleve në farmacitë private

 Memo Aliaj

Sa herë që është në pushtet e mbyll “sqepin”, ndërsa sa herë e çojnë në opozitë, “Harabeli” Petrit Vasili (pseudonimi si spiun), ose “Titi ilaçeve” siç quajën edhe brenda LSI, del e “cicërin” në podiumin e akuzave kundër korrupsionit me ilaçet, mungesës së ilaceve në spitale, koncesioneve në shëndetësi dhe heqjes së barnave nga ribursimi.

Nëse këto akzua për korrupsionin me ilaçet, do t’i bënte familja “Kryemadhi-Meta” edhe mund të përtypeshin disi mbasi që kjo familje nuk ka lidhje me ilaçet në Shqipëri sepse i blen në SHBA e Kanada. Por kur akuzat për krim, korrupsion e tallje të popullit me ilaçet, i bënë vetë shefi i krimit dhe korrupsionit me ilaçet Tit Vasili, kjo është për të “vënë duart në kokë”!

Edhe ditën e martë, “Titi ilaçeve” e nisi me një akuzë për ilacet e listës së rimbursimit, duke “qarë” për pacientët. Po cili është ky që “qan” për ilacet e popullit? Ç’lidhje familajre e biznesi, ka me një tenderxhi e monopolist ilaçesh, pazarxhi “akrobat” koncesionesh në shëndetësi, të quajtur Rasim Hamzaraj (Luçi)? Çfarë “historiku” familjar ka “Titi ilaçeve” me tregun e ilaçeve, me koncesionet në shëndetësi dhe me Komisionin Paralmantar të Shëndetësisë?

Po e nisim nga posti si Kryetar i Komisionit parlamentara të shëndetësië! Në mesnatën e datës 3 shtator 2017, PD-LSI bënë koalicion që “Titi ilaçeve”, të emërohej në krye të Komisionit të Shëndetësisë, megjithëse ishte shkelje e rëndë e rregullores së Juvendit, mbasi kryetarit të grupit parlamentar të një partie, i ndalohet kategorikisht të jetë edhe drejtues komisioni parlamentar! Përse e kërkoi me këmbëngulje këtë detyrë “Titi ilaçeve”, që ka lidhje me “bizneset” e ilaçeve që bëhen nga Rasim Hamzaraj (Luçi) djali i dajës së tij? Çfarë “punësh” do të “menaxhoj” dhe çfarë “letrash të vjetra”, synon të mos hapen në lidhje me ilaçet dhe koncesionet në shëndetësi dhe përse?

Po vazhdojmë më tej. Në vitet 2009-2012, kur “Titi ilaçeve” ishte Ministër i Shëndetësisë nën “çadrën” e pushtetit të PD, opozita e asaj kohe PS, denoncoi faktin që ministër Vasili kishte krijuar një rrjet korrupsioni e kontrabande edhe ialçesh të skaduara që futehsin në shëndetësi, në favor të kompanisë farmaceutike “MEGAFARMA”, një nga kompanitë më të mëdha në tregun e kontratave te furnizimit me barna, të institucioneve mjekësore shtetërore.

Sipas dosjes së aktivitetit të kësaj firme, rezulton një batërdi me tenderët dhe me çmimet e ilaçeve edhe të sakduara, ose me kontrata të reazlizuara vetëm në masën 40-60% të tyre, ndërkohë që këto abuzime firmoseshin si të rregullta nga ministria dhe drejtoritë rajonale të “Titit të ilaçeve” dhe firma “MEGAFARMA”, vazhdonte marifetin e qetë, mbasi pronar ishte Rasim Hamzaraj (Luçi) djali i dajës së ministrit që njihej e thirrej me nofkën “Titi ilaçeve”!

Kujtojmë që për të njëjtat marfiete, “Titi ilaçeve” është marrë në hetim nga drejtësia edhe në vitet 2001-2003, kur ka qenë emëruar klientelisht Zv/Ministër i Shëndetësisë, “për meritokraci” si servil dhe oturak i Fatos Nanos!

Në kohën e ministër-pazarxhiut Vasili, u bënë shumë denoncimeve nga PS dhe nga kompanitë e tjera farmaceutike shqiptare e të huaja, të cilat nuk pranoheshin në asnjë tender me lloj-lloj kriteresh të sajuara që vendoseshin nga shefat e ministrisë, ose edhe kur pranohehsin nuk fitonin mbasi gjitthcka e përlante “MEGAFARMA” e “Luçit”, djalit të dajës së ministrit “Titi ilaçeve”.

Referuar fakteve shkresore e dëshmive, prokuroria nisi një proces hetimi për këto pislleqe që bëheshin me ilaçet me sekserizëm dhe urdhra të ministrit “Titi ilaçeve”. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se 60% të tenderëve të ilaçeve i ka marrë vetëm firma “MEGAFARMA”, me pronar Rasim Hamzaraj (Luçi), djali i dajës së Vasilit.

Kjo histori po vazhdon ende, por tashmë me “Titin e ilaçeve” si Kryetar i Komisionit Paralamentar të Shëndetësisë, duke përdorur fuqinë e tij për të “varosur” zullumet e vjetra dhe duke vijuar presionet, për përfitime të tjera në favor të firmës “MEGAFARMA”.

Kujtojmë sulmin e egër, të bërë prej Petrit Vasilit ndaj ish ministrit Ilir Beqja në muajin korrik 2016, lidhur me koncesionet. Pas këtij sulmi, “Titi ilaçeve” heshti si me buton, mbasi sipas letrave zyrtare rezultoi, se firma “MEGAFARMA” e djalit të dajës së tij, bleu 85% të aksioneve të koncesionit të Hemodializës, që Ilir Beqja ia kishte dhënë firmës së qofteve “EVITA” në Berat.

Ky pazar (transaksion) u tentua të mbahej i fshehtë nga dyshja Vasili-Beqja, por edhe pse u zbulua, u la në heshtje, ndërsa “Titi ilaçeve” e quajti “arritje”! Mirëpo, pasi letrat e koncesionit të Hemodializës, nisi t’i hapte prkuroria, “Titi ilaçeve” veproi me shpejtësi dhe vetëm 5 muaj blerjes së tyre, urdhëroi kushëririn Rasim Hamzaraj (Luçi) t’ia shiste aksionet një kompanie “hije” me siglën “ARIMO b. v.”
Pas shitjes mafioze përsëri u hesht, ndërsa “Titi ilaçeve” nuk e akuzonte më “ministrin e korruptuar” Beqja, paçka se kjo shitje u skedua si “pastrim parash”! “Titi ilaçeve” e di më mirë këtë punë, sepse ishte menaxheri i shitjes së aksioneve të koncesionit të Hemodializës!

KUJTESË

(Shkrimi do të vijoj me skandalet e “Titit të ilaçeve” në favor të firmës së kushëririt dhe me skandalin e koncesionit të fshehtë 10 vjeçar me vlerë 30 milionë euro, lidhur trajtimin në shërbimin mjekësor të urgjencës, të aksidenteve rrugore, dhënë nga ministri i Shëndetësisë dhe një drejtor i lartë i LSI në këtë ministri me mbiemër erëze, për të cilin ka bërë një “sqarim konfidencial” kundër tyre edhe vetë Petrit Vasili, të cilin ta ta publikojmë të plotë