Krahas përgatitjeve intensive për revolucionin demokratik, në Foltore ka edhe momente pushimi.
Megjithë punën e madhe që po bëhet, kupola gjen kohën për t’ja shprehur dashamirësinë njëri-tjetrit.
Së fundmi ka qenë Floriana Garo e cila ka zgjedhur që të mbushë me zemra Flamur Nokën pasi mori postin e sekretarit të përgjithshëm të Foltores.
Garo ka zgjedhur që t’ja dërgojë publikisht zemrat deputetit të PD-së duke i treguar mbështetjen e saj të plotë.