Për të kuptuar se në çfarë derexheje është katandisur Partia Demokratike, mjafton të zbërthesh një personazh qesharak të atashuar së fundmi në radhët e Foltores.
Ajo thotë se partia është bërë shumë e fortë pasi kanë marrë poste drejtuese disa besnikë të Sali Berishës.
Postimi i plotë
“Luciano Boci ka kohë që e ka vërtetuar se është një nga anëtarët më të votuar në PD.
Oerd Bylykbashi ka qënë pranë Sali Berishës për një kohë shumë të gjatë.
Agron Shehaj është një figurë shumë e mirë në PD, dhe pse jo, do ishte fantastike po të qe dhe ai pjesë e skuadrës si nen-kryetar.
Gjithsesi, nën-kryetarët fituan me meritokraci dhe kjo është shumë e rëndësishme. Luciano dhe Oerdi janë burra me integritet dhe dinjitoz, që e forcojnë Sali Berishën.
Shoh një skuadër shumë të fortë në krye të PDsë që do ta drejtojnë këtë parti ashtu siç kemi dashur shumë nga ne.
PDja e ka rrugën të shtruar për fitore. Grupi parlamentar tregoj dje se është i bashkuar. Plagët në parti po shërohen dhe beteja e vërtet fillon tashti.
Partia Demokratike së shpejti do jetë në pushtet. Mos kini as një dyshim për këtë!!