Ëndrra për të parë Kombëtaren e tyre në Kupën e Botës merr fund. Ukraina ka humbur sot në finalen e “play off”-it kundër Uellsit. Ndeshja është vendosur në minutën e 34-t, atëherë kur Jarmolenko e dërgoi topin në portën e tij.
Bejl ekzekutoi një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme, por trajektorja e topit u ndryshua nga kapiteni i ukrainasve, që në fund rezultoi fatal për Kombëtaren e tij.
Lojtarët e Ukrainës u përpoqën deri në fund që të gjenin të paktën barazimin për të dërguar sfidën në shtesa, por pa sukses. Në fund ishte Uellsi ai që preu biletën për në Katar, duke i hequr mundësinë popullit ukrainas të gjejë pak momente gëzimi dhe krenarie në këtë periudhë të vështirë lu.fte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bale metiendo a su país en el mundial. Que feliz me hace. pic.twitter.com/4FUxdC1YVe
— Trunks (@trunksRM) June 5, 2022