Presidenti i ri i Shqipërisë ka bërë jehonë në mediat jashtë vendit. Votimi në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Bajram Begaj si president të vendit, mori vëmendjen edhe të mediave fqinje. Mirëpo, raportimi u has në një problem të vogël pasi ‘Protothema’ mban në artikull një ushtarak tjetër e jo Begajn.
‘Me 78 vota pro në parlamentin 140 anëtarësh, Begaj do të jetë president i Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.’- shkruan media greke duke përdorur imazhin e një personaliteti tjetër.
Begaj u votua ditën e djeshme në Kuvend me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.