Programi i ashtuquajtur investigativ, ‘Piranja’ është përfshirë nga një skandal i rëndë.
Në përpjekje për të denoncuar aktivitetet e paligjshme që ushtrojnë qendrat e masazhit në Tiranë, ‘Piranja’ ka rënë vetë pre shkeljes së ligjit.
Gazetari i ‘Piranja’ i pajisur me mikrokamera, ka hyrë në një qendër masazhi në Tiranë dhe ka kërkuar seks në këmbim të pagesës.
Klientit-gazetar përveç pjesë së parë të shërbimit i ofrohet një “happy-end”, por gjithmonë duke shtuar shumën e parave.
Në video siç dëgjohet dhe shikohet masazhatorja përveç masazhit i ofron edhe seks oral klientit, edhe pse ajo siç thotë edhe vetë është e martuar dhe me dy fëmijë. Vajza është nga Kosova, por e martuar në Tiranë.
Dhe gazetari pranon të bëjë seks live me masazhatoren kundrejt pagesës (Vepër penale dhe e dënueshme me burg) dhe gjithçka u transmetua në televizion me bujë të madhe.
Videon e shihni këtu:
Ndërkohë, duke ditur se nga momenti në moment video mund të fshihet nga Youtube dhe kudo tjetër ku është publikuar nga TV ABC, Lupa.al ka dokumentuar disa sekuenca nga pamjet filmike të publikuara nga vetë emisioni investigativ ‘Piranjat’.