Një nga blerjet me të mira në dekadën e fundit është padyshim gjermani Toni Kroos, i cili ka fituar 5 herë Uefa Champion League me Real Madridin.
Mesfushorin gjerman, gjatë këtyre viteve dhe fitoreve e kanë shoqëruar gjithmonë atletet e tij fatsjellëse Adidas. Kroos i përdorte ato që nga sezoni 2013-2014 dhe kujdesej shumë për to.
Për 8 vite me radhë, mesfushori ka përdorur vetëm atletet fatsjellëse dhe në një intervistë e ka pranuar që për të është shumë e rëndësishme. Pas fitorës së Champions League kundër Liverpool, Adidas fatsjellës u dëmtuan rëndë dhe siç duket nëpërmjet fotove vështirë se mund ti përdorë sërisht.
Para finales atij i kanë ofruar një palë atlete të reja, por gjermani ka refuzuar, ndërsa për sezonin e ardhshëm duhet të gjejë të tjera.