Nga Mentor HOXHA – Paris
…Miqësia shqiptaro-frënge është shumë e hershme. Janë me dhjetra personalitete të shquara nga Shqipëria, apo me origjinë shqiptare që kanë dhënë një kontribut të madh për Francën, apo për mbretërit, perandorët dhe udhëheqësit francezë. Midis tyre spikat Girolamo Luigi Durazzo (Jérôme Louis François Durazzo, 1739-1809), Kont i Perandorisë Franceze, me origjinë nga qyteti i lashtë i Durrësit. Hiri i trupit të tij ndodhet në Panteonin francez, ku prehen disa nga figurat më të shquara të Francës. Urna me zemrën e tij, ndodhet në katin e nëndheshëm të Panteonit. I nderuar nga Franca edhe me titullin Officier de la Légion d’honneur (Oficier i Legjionit të Nderit) dhe me titullin Konti Durazzo dhe i Perandorisë.
Girolamo Luigi Francesco Durazzo (1739-1809) është një personalitet italian i shekullit të XVIII-të, me kombësi franceze dhe origjinë shqiptare. Ishte Dozh (President) i Republikës së Ligurisë, i cili hyri në shërbim të Napoleonit I. Ka patur poste të larta politike dhe administrative në Republikën e Genovas dhe në Republikën Liguriane Ka qenë guvernator i Novit (1775-1776), senator (1783-1785), anëtar dhe president i delegacionit tregtar (1779-1797), drejtor i Shoqërisë Genoveze të Arteve (1786-1789), anëtar i Komisionit për rendin publik në qytet, ndër delegatët e Republikës përgjegjës për bisedën me gjeneralin Bonaparte, anëtar i Komisionit Qeveritar në Republikën Liguriane (9 dhjetor 1799- 2 korrik 1800), anëtar i Këshillit Legjislativ (1800), anëtar i Komisionit Kushtetues (1801) dhe Dozh i Republikës së Lingurisë (10 gusht 1802 -4 qershor 1805).
Lindi më 20 maj 1739 në Genova, Itali, ndërroi jetë po në këtë qytet më 21 janar 1809 në moshën 69 vjeçare. Zemra e tij u vendos në një urnë në Panetonin francez në Paris. Emri i lindjes është Girolamo Luigi Francesco Giuseppe Durazzo. Është pinjolli i fundit i familjes së famshme Durazzo nga Durrësi. Kjo familje i dha disa dozhë (presidentë), Republikës së Genovas dhe presidentin e fundit të Republikëa Liguriane, që ishte Girolamo.
Familja “Durazo” u largua nga Shqipëria në fund të shekullit XIV (1387) kur në brigjet shqiptare të Adriatikut vërshuan ushtritë osmane. Ajo u largua bashkë me shumë familje shqiptare. U vendos në Itali dhe bëri emër të madh në Republikën e Gjenovës dhe në Perandorinë Franceze. Nga familja Durazzo kanë dalë 9 dozhë (presidentë të Republikës), si dhjetëra senatorë, kardinalë, peshkopë, ambasadorë dhe konsuj. Pas Revolucionit Francez fillon edhe rënia e Familjes Durazo.
Historia e kësaj familjeje fillon në 1387, ku familja e Gjergj Durrësakut largohet nga Durrësi si pasojë e dyndjeve osmane. Ajo zbarkoi në Sicili dhe anëtarët e saj atje shiten si skllevër. Pasi fituan lirinë u vendosën në qytetin e Xhenova-s dhe u morën me tregëti duke hapur një punishte mëndafshi. Në shek. XVI familja Durazzo ishte ndër familjet më të pasurat në kryeqytetin Ligurian.
DISA NGA PERSONALITETET E SHQUARA NË PANTEONIN FRANCEZ
Disa nga personalitetet që prehen në Panetonin Francez janë: Honoré-Gabriel Riqueti de Mirabeau (1791), Voltaire (1971), Louis-Michel Lepeletier de Saint-Fargeau (1793), Auguste Marie Henri Picot de Dampierre (1793), Jean -Paul Marat (1794), Jean –Jacques Rousseau (1794), François Denis Tronchet (1806), Claude-Louis Petiet (1806), Jean-Baptiste-Pierre Bevière (1807), Louis-Joseph-Charles-Amable d’Albert de Luynes (1807), Jean-Étienne-Marie Portalis (1807), Louis-Pierre-Pantaléon Resnier (1807), Antoine-César de Choiseul-Praslin (1808), Jean-Frédéric Perregaux (1808), Jean-Pierre Firmin Malher (1808), Pierre Jean Georges Cabanis (1808), François Barthélemy Beguinot (1808), Girolamo Luigi Durazzo (1809), Jean-Baptiste Papin (1809), Joseph-Marie Vien (1809), Pierre Garnier de Laboissière (1809), Justin Bonaventure Morard de Galles (1809), Jean-Pierre Sers (1809), Emmanuel Crétet (1809), Louis Charles Vincent Le Blond de Saint-Hilaire (1810), Jean Lannes (1810), Giovanni Battista Caprara (1810), Charles Pierre Claret de Fleurieu (1810), Jean-Baptiste Treilhard (1810),
Nicolas Marie Songis des Courbons (1811), Charles Erskine de Kellie (1811), Alexandre-Antoine Hureau de Sénarmont (1811), Michel Ordener (1811), Louis-Antoine de Bougainville (1811), Ippolito-Antonio Vincenti-Mareri (1811), Jean-Guillaume de Ëinter (1812), Jean Marie Pierre Dorsenne (1812), Auguste Jean-Gabriel de Caulaincourt (1812), Joseph-Louis Lagrange (1813), Jean-Ignace Jacqueminot (1813), Hyacinthe-Hughes Timoléon de Cossé-Brissac (1813), Justin de Viry (1813), Jean Rousseau (1813), Frédéric Henri Ëalther (1813), Jean-Nicolas Démeunier (1814), Jean-Louis-Ébénézer Reynier (1814), Claude Ambroise Régnier (1814), Claude-Juste-Alexandre Legrand (1815), Antoine-Jean-Marie Thévenard (1815), Jacques-Germain Soufflot (1829), Victor Hugo (1885),
Théophile-Malo de La Tour d’Auvergne-Corret (1889), Lazare Carnot (1889), Alphonse Baudin (1889), François Séverin Marceau (1889), Sadi Carnot (1894), Marcellin et Sophie Berthelot (1907), Émile Zola (1908), Léon Gambetta (1920), Jean Jaurès (1924), Paul Painlevé (1933), Paul Langevin (1948), Jean Perrin (1948), Félix Éboué (1949), Marc et Victor Schœlcher (1949), Louis Braille (1952), Jean Moulin (1964), René Cassin (1987), Jean Monnet (1988), Henri Grégoire (1989), Gaspard Monge (1989), Nicolas de Condorcet (1989), Marie et Pierre Curie (1995), André Malraux (1996), Alexandre Dumas (2002), Pierre Brossolette (2015), Geneviève de Gaulle-Anthonioz (2015), Germaine Tillion (2015), Jean Zay (2015), Antoine et Simone Veil (2018), Maurice Genevoix (2020) etj./Fjala.al/