Një nga ish-drejtuesit e kompanisë VEFA sqaroi për gazetën se dokumenti që disponon redaksia vërteton pagesat e kryera deri ne ditën dhe orën kur është printuar, pra deri në 1 maj 1997, ora 09.55. Kjo nuk është domosdoshmërisht dita kur është bërë likuidimi, por ai nuk është bërë në një periudhë të largët nga dita e printimit, një periudhë që normalisht nuk është më shumë se 1 muaj.
“Gjithsesi janë kryer pasi janë ngrirë llogaritë bankare të kompanisë”, sqaroi ish funksionari.
Misteri i parave të tërhequra ndërsa kompania ishte nën sekuestro ka edhe pika të tjera të errëta. Burime nga grupi i mbikëqyrjes së kompanisë VEFA kanë bërë të ditur se, ndërsa gjithë qytetarët që kanë tërhequr paratë jashtë afatit ligjor figurojnë në listën e debitorëve ndaj shtetit, emri im Xhafer Isufit nuk ndodhet në këtë listë.
Një arsye më shumë për të dyshuar se pas ardhjes në pushtet të qeverisë ku anëtar kabineti ishte dhëndri, Lulzim Basha, nga ky komision “i transparencës” mund të jenë zhdukur shumë dokumente, sikurse u zhdukën paratë e Vehbi Alimuçajt.
Natyrisht, askush nuk pret që Lulzim Basha të sqarojë se ku ndodhen paratë që Alimuçaj nxori jashtë Shqipërisë dhe kush i disponon. Por të paktën ai mund të bëjë transparente të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes së tij, për të treguar se pasuria e tij prej afro 1 milion dollarësh nuk e ka burimin nga kursimet e atyre mijëra shqiptarëve që morën armët në vitin 1997.
Dhe se fshehja e parave të VEFA-s nuk është arsyeja pse bashkëshortja e tij nuk pranon të jetë shtetase shqiptare.
Ndërkohë, një dokument i dytë, vërteton se në të njëjtën ditë, Xhafer Isufi ka tërhequr në arkat e VEFA-s shumën prej 65.368 dollarësh amerikanë. Sipas këtij dokumenti, vërtetohet se ai ka “zbrazur” llogarinë me kod XHIS dhe numër kartele 7424 ku kishte përfituar edhe 34.368 dollarë interesa.
Kontrata është e tipit 6M5J dhe paratë janë tërhequr sërish në kushtet kur llogaria bankare e kompanisë VEFA ishte e ngrirë, ndërsa asetet e saj, të sekuestruara. Veprimet janë kryer pranë arkës së kreditit të Tiranës. Nuk dihet sa tërheqje të tilla mund të ketë bërë personi në fjalë, por ish-punonjës të firmave piramidale tregojnë se as ata vetë nuk mundeshin të përfitonin interesa kaq të mëdha apo tërheqje në kushte mbylljeje, siç dëshmojnë këto dy kontrata.
Misteri i parave të tërhequra ndërsa kompania ishte nën sekuestro ka edhe pika të tjera të errëta. Burime nga grupi i mbikëqyrjes së kompanisë VEFA kanë bërë të ditur se, ndërsa gjithë qytetarët që kanë tërhequr paratë jashtë afatit ligjor figurojnë në listën e debitorëve ndaj shtetit, emri im Xhafer Isufit nuk ndodhet në këtë listë.
Një arsye më shumë për të dyshuar se pas ardhjes në pushtet të qeverisë ku anëtar kabineti ishte dhëndri, Lulzim Basha, nga ky komision “i transparencës” mund të jenë zhdukur shumë dokumente, sikurse u zhdukën paratë e Vehbi Alimuçajt.
Të shumta kanë qenë dëshmitë e viteve të fundit ku tregohet se si automjete të kompanisë VEFA mbërrinin në portin e Durrësit në përfundim të procedurave të imbarkimit. Të shoqëruara nga skorta të armatosura, ato vononin edhe nisjen e trageteve të linjës Durrës-Bari, duke u imbarkuar në orare të vona me sa më pak dëshmitarë.
Ish-drejtues të kompanisë dhe dëshmitarë okularë kanë treguar se në fillim transferuat e valutës kryheshin me valixhe, nëpërmjet katamaranit “La Vikinga” të linjës Durrës-Bari, ndërsa më pas, sidomos në dimrin 1996-1997 filluan të transportoheshin me tragetin e shoqërisë “Adriatica”.
Një “Wolksvagen” i bardhë i blinduar shërbente për transportimin e valutës, ndërsa në Bari e priste vetë drejtuesi i shoqërisë “Agestea”, Mimo Stea, për t’u siguruar se ngarkesa kishte mbërritur me sukses.
Ende nuk është zbardhur se çfarë transportohej në ato automjete që dilnin të parat nga trageti dhe shpërndaheshin në Europë, por dyshimet në gjithë këto vite kanë qenë se shumë prej parave të ish-bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçaj, janë shpërndarë nëpër
Europë, pa lënë gjurmë nëpër llogari bankare, nën emra njerëzish të tij të afërt që kanë shërbyer si koperturë.
Të tjera para kanë dalë nëpërmjet llogarive bankare, të maskuara me blerje pajisjesh apo lëndësh të para. Një nga rastet e fundit të denoncuar në media ishte llogaria në Hungari prej 900 mijë eurosh të cilat Alimuçaj deklaronte se “nuk e dinte që ekzistonin”.
Natyrisht, askush nuk pret që Lulzim Basha të sqarojë se ku ndodhen paratë që Alimuçaj nxori jashtë Shqipërisë dhe kush i disponon. Por të paktën ai mund të bëjë transparente të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes së tij, për të treguar se pasuria e tij prej afro 1 milion dollarësh nuk e ka burimin nga kursimet e atyre mijëra shqiptarëve që morën armët në vitin 1997.
Dhe se fshehja e parave të VEFA-s nuk është arsyeja pse bashkëshortja e tij nuk pranon të jetë shtetase shqiptare. /Ekskluzive.al