Një situatë e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen mes Letonisë dhe Andorrës në divizionin D të Ligës së Kombeve. Në një nga aksionet pranë zonës së rreptësisë, miqtë kanë bërë faull ndaj kundërshtarit dhe për pasojë arbitri ka dhënë një goditje dënimi për Letoninë.
Dy lojtarë të Letonisë po përgatiteshin të bënin ekzekutimin e faullit dhe kombëtarja e Andorrës qëndroi në zonën e penalltisë për të mbuluar kundërshtarët e tyre. Më pas ndodhi diçka e pazakontë. Të gjithë lojtarët e Andorrës shkuan përpara për të nxjerrë në pozicion jashtë loje kundërshtarët, por fatkeqësisht për ta, i vetmi lojtar që ishte në pozicion të rregullt, kontrolloi topin dhe shënoi.
Mbrojtësit e kombëtares së Andorrës kanë përdorur tashmë një lëvizje të ngjashme në të kaluarën. Gjatë ndeshjes kualifikuese për EURO 2020 kundër Turqisë, ata luajtën një grackë pothuajse identike në pozicion jashtë loje. Më pas, ata nuk u ndëshkuan me një gol të pësuar.