Moderatorja Armina Mevlani ka treguar në ‘Goca dhe Gra’ disa detaje nga dasma e Ilir Shaqirit, ku ajo ka qene e ftuar dhe zbuloi se partnerja e tij, Emanuela Morini dukej si nuse shqiptare dhe ishte shumë e emocionuar sepse përlotej shpesh herë.
“Më ka mallëngjyer fakti që Emanuela ishte gjatë gjithë kohës e prekur ose qante. Si ato nuset qëmoti. Më preku shumë se thashë sa rëndësi ka dasma për femrat. Nuk ka rëndësi nëse je 40, je 18, 25… Të gjithë ëndërrojnë dasmën”, tha Armina.
Nuk mungoi ngacmimi nga Rita Petro për dasmën e saj me Shkëlzen Berishën dhe Armina tha se e ëndërron dasmën por nuk ka një plan për ceremoninë e tyre.
Shpesh herë është përfolur se po organizon dasmën dhe kanë kaluar vite e Armina me Shkëlzenin nuk kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ndër të tjera tregoi se çfarë i tha partneri gjatë dasmës së Ilir Shaqirit.
“Më ka thënë Zeni, për neve burrat vërtet është kënaqësi, por nuk ndryshon gjë. Si të martuar, si të fejuar, si të dashuruar, kur e kemi në shtëpi dikë që duam është njëlloj. Për ju është e rëndësishme, më tha, se të shoh si të shkëlqejnë sytë kur flet”, tregoi Armina.