osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas SHBA edhe Italia i jep “shuplakë” Berishës: Ambasadori Buçi thirrje demokratëve që të distancohen nga e shkuara dhe të zgjedhin të ardhmen

Pas SHBA edhe Italia i jep “shuplakë” Berishës: Ambasadori Buçi thirrje demokratëve që të distancohen nga e shkuara dhe të zgjedhin të ardhmen

Italia kërkon që Partia Demokratike të drejtohet nga figura të reja politike në radhët e saj, jo nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky ishte mesazhi që la kuptohej ambasadori i shtetit fqinj në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Në një emision të mëngjesit të djeshëm, diplomati italian deklaroi se ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të një partie.

Por, ai u shpreh në formë sugjerimi që demokratët të zgjedhin emra të rinj politikanësh brenda vetes në mënyrë që të mos shikojnë nga e shkuara (nënkupto Berishën), por nga e ardhmja. Megjithatë, zgjedhjet e 22 majit konfirmuan Berishën për herë të tretë në krye të partisë më të madhe opozitare.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë. Ne si Itali dhe si ndërkombëtarë mendoj se është mjaft delikate të ndërhysh në dinamikat e brendshme të një partie. Ajo që mund të them nga një këndvështrim më i përgjithshëm sa i takon opozitës, është se në gjirin e saj ka mjaft politikanë të rinj, të zotë, të aftë, mendoj se ky është pikërisht momenti kur të shohim drejt së ardhmes”, u shpreh ambasadori.

Në fund, ai dha një mesazh domethënës jo vetëm për PD, por dhe për politikën shqiptare duke përdorur një shprehje të njërit prej themeluesve të Bashkimit Europian dhe kryeministrit të parë italian pas Luftës II Botërore, Alcide De Gasperi.

“Politikanët mendojnë gjithmonë për zgjedhjet e ardhshme. Burrat e shtetit mendojnë për brezat e ardhshëm”, nënvizoi ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.