Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka ka sjellë shumë plagosje e atentate të tjera.Hoxha tha se për të ndaluar këto ngjarje kanë hyrë tre negociatorë, ku i pari është Bardhok Pllanaj që u vra në Shkodër.
Negociatori i dytë është një kryeplaku fshati që është burgosur, ndërsa i treti është Aleksandër Deda. Këtij të fundit që njihet edhe si ‘Leksi i Druve’, Hoxha tha se i janë bërë tre atentate dhe se duan ta eliminojnë, por nuk ia kanë dalë dot.
“Vrasja e Ndokës solli disa ngjarje, vrasje e plagosje. U vra halla dhe u plagos Marklen Haka, u plagos Durim Dami. Doli një negociator në ngjarje pastaj. Ai thotë se vrasjen nuk e kanë bërë këta që dyshoni ju. Ai ka pasur lidhje politike, por është vrarë më vonë. Kush është ky? Ai është Bardhok Pllanaj. Është vrarë.
Po t’i lidh ngjarjet o Fevzi, mos u huto, po nuk ngjarje out këto pa lidhje, dalin diku. Nisi në vitin 2017 dhe u mbyll në vitin 2021. Negociatori i dytë ishte kryeplaku që shkoi në burg. Negociatori i tretë është Aleks Deda. Leksi i Druve e ka nofkën, i kanë bërë tre atentate dhe s’e kanë vrarë dot. I kanë bërë tre herë atentate, nuk e kanë vrarë dot.
Dëshmoi në datë 8 mars në SPAK dhe e ka marrë SPAK në mbrojtje. Ka ardh nga Spanja. I kanë çuar dronin dhe nuk e kanë vrarë dot. Di shumë gjëra dhe duan ta vrasin,”- tha Hoxha.