osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fjala për presidentin nga e djathta s’është e fundit: “Të vegjlit” mund të votojnë emrin e Ramës me një kusht

Fjala për presidentin nga e djathta s’është e fundit: “Të vegjlit” mund të votojnë emrin e Ramës me një kusht

Për herë të parë në historikun e zgjedhjes së presidentit të periudhës post-komuniste, e djathta nuk e ka debatin me të majtën për zgjedhjen e kreut të shtetit po me te vetët.

Aq sa si asnjëherë tjetër aleatët historike të saj po vënë në diskutim se mund të votojnë një kandidaturë të propozuar nga kryeministri Edi Rama nëse ai do të jetë një figurë me integritet.

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), i ftuar në studion e “Debat” në A2 CNN, deklaroi se opozita nuk veproi mirë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, dhe la të hapur një shteg për të votuar pro kandidatit të mazhorancës.

“Edhe nëse do të marrim pjesë në votim, do të votojmë kundër, pasi duket se Edi Rama do të sjellë një kandidaturë të vetën. Ndoshta mund të ketë një emër që mund të më tundojë, ndoshta… Por, besoj se do të jetë varianti i parë, pasi nuk kam besim se do të jetë një figurë me integritet. Pati faj edhe opozita që një çështje e tillë shkoi kështu”, tha Agron Duka.

“Opozita ka probleme mes vetes. Nëse ne do të gjenim të paktën një figurë të pakontestueshme, pavarësisht se mund të votohej kundër nga mazhoranca, kjo do të na jepte kredite politike. Por, ne nuk e bëmë dot këtë. Opozita ende mund të dërgojë një kandidat nëse bie dakord. Por, nuk ka më kohë që të bëhet, plus që e dimë gjendjen e opozitës. Rithemelimi nuk merr pjesë në proces, ndërsa grupi tjetër thotë se “na e futi Rama”.

Këtë punë, varet si e sheh. Mund ta shohësh me sy pozitiv, dhe t’i thuash ‘bravo të qoftë, se je lojtar’. Por, mund ta shohësh edhe me sy negativ e t’i thuash ‘mashtrues dhe intrigant’. Por, këtë radhë na e futi për fajin tonë. Kështu që, po na dhemb kjo punë.

U bënë 8 vite që po na e fut, nuk shkon më kjo punë. Opozita duhet që të shohë jashtë vetes një orë e më parë. Nuk arrihet gjë kështu. Të dyja palët e PD-së vazhdojnë me të njëjtën histori, kur duhen edhe pak muaj nga zgjedhjet”, shtoi ai.

Edhe Fatmir Mediu u shfaq më i revoltuar me mënyrën se si e menaxhoi PD-ja këtë proces konkretisht Enkelejd Alibeaj sesa me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca.

Mediu ka shpotitur disa here këtë proces edhe ‘live’ gjatë konferencës së kryetarëve kur është diskutuar për raundet e votimit, ndërsa konfirmoi në të njëjtën emision në A2CNN se negociatat me Ballën do të vijojnë edhe të shtunën paradite.

Mediu apeloi për organizim të partive të vogla opozitare për të ndërtuar raporte më të mira koalicioni.

Ndërkohë, mazhoranca ka aktualisht 74 vota të saj për zgjedhjen e presidentit shtoji edhe tre vota të PSD-së, numri shkon në 77.

Por Taulant Balla ka deklaruar disa herë se e majta do të synojë përtej këtij kuorumi për të zgjedhur një president sa më të pranuar nga të gjitha palët.