“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve”. Kjo ishte deklarata e parë e Amber Heard pasi doli nga salla e gjyqit.
Ajo humbi betejën kundër ish-bashkëshortit të saj Johny Depp. Sipas Heard është fuqia dhe ndikimi i aktorit ajo çfarë pengoi marrjen e një vendimi të drejtë.
“Unë jam edhe më e zhgënjyer kur marr parasysh çfarë do të thotë ky vendim për gratë e tjera. Është një kthim prapa,” – u shpreh aktorja e cila tha se dhuna ndaj grave është një çështje serioze që duhet marrë seriozisht, ndërsa ky gjyq duket sikur nxorri në pah se një grua mund të flasë publikisht e pavarësisht kësaj të turpërohet e poshtërohet.
“Unë besoj se avokatët e Johnny-t ia dolën që ta detyronin jurinë të anashkalonte çështjen kyçe të lirisë së fjalës dhe të shpërfillnin provat,” – tha Heard.