Moderatori Alban Dudushi është një prej personazheve më të njohur të ekranit shqiptar. Natën e sotme ai u vu përballë fëmijëve ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve të fëmijëve.
Njëri prej vogëlushëve e pyeti moderatorin se përse ai u nda nga gruaja e tij e parë. Albani nuk ngurroi dhe ju përgjigj djaloshit, duke i shpjeguar se ç’ndodh mes të rriturve.
“Unë me gruan time duheshim shumë por ndodh që kur je i rrritur ashtu edhe si të vegjëlit, edhe të rriturit merziten me njëri- tjetrin, nuk është fundi i botës. Por e rëndësishme është ti mbajnë gjërat e bukura dhe ta ruajnë at pjesë të bukur që kanl pasur me njëri- tjetrin. Ne kemi kaluar gjëra të bukura bashkë, kemi një vajzë shumë të bukur bashkë” – tregoi moderatori.