osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Aktori Petrika Riza feston 75 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktori Petrika Riza feston 75 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktori Petrika Riza feston 75 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Petrika Riza (1947). Aktor. Lindi në Korçë, më 1 qershor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, më 1969, dega e dramës, filloi punë si asistent regjisor në kinostudion “Shqipëria e Re” dhe më pas në teatrin “A.Z. Çajupi” Korçë për më shumë se 35 vjet.

Ishte drejtor i këtij teatri nga viti 1998-2004. Është martuar me aktoren Klaudeta Riza. P. Riza është shquar si aktor i planit dramatik, rëndom edhe me ngjyra e spikama epike, sublime, duke i kushtuar kujdes zhbirilimeve psikologjike në qerthullin dhe botën e shqetësuar të personazheve.

Njëmendësoi mjaft figura interesante, që vinin nga shtresat e ndryshme shoqërore, veçanërisht nga rrethet fshatare, punëtore, por edhe si figura intelektualësh apo zyrtarësh. Shtati i lartë, zëri i plote, qetësia dhe siguria skenike, dhuntia për të krijuar një gjendje emocionale të ngarkuara, vetëpërmbajtja, e kanë bërë aktrimin e tij të pëlqyer dhe për publikun.

Ka luajtur mjaft role, si të dyta dhe të vogla, po ashtu edhe kryesorë e protagonistë.

Më së shumti ata janë dalluar për mbartje shpirtërore të kahut dramatik: njerëz të ndershëm, shpesh të mashtruar; tipa kontradiktorë apo vetëmohues, karaktere të dyzuar, të gjendur në dilema, përballë një zgjedhjeje të vështirë, si xhaxha Madhi në shfaqjen “Rruga e madhe” e Vangjush Zikos (1974), Xhon Kelleri te “Ishin të gjithë bijtë e mi” e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit (1980), komisari te “Përbindëshi (1983), Volpone te “Volpone” e B. Xhonsonit, prokurori te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës (2002), Petro te “Zonjusha 39 vjeçe” e Saqellarisit (2000), Qazimi te “Ju ftojmë në dasmën e babait” (2008) etj.

Në vitet ’90 realizoi disa figura të kahut komik duke e thyer për mbarë formatin dramatik e psikologjik të aktrimit të tij, sajë një loje të natyrshme, sjelljes me organicitet të elementeve të humorit, zbulimit të karakterit përmes veprimit dhe përshtatjes gjegjëse në situatën ekonomike.

Në kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke u nisur me rolin e Rustemit tek “I teti në bronz” (1970).

Nivelin më të lartë artistik e mbërriti me mishërimin e rolit të Naimit në filmin “Yjet e netëve të gjata” (1972). Po ashtu, u dha formë e vetjakësi roleve të dhespotit te “Mesonjëtorja” (1979), shefit të policisë te i “Paharruari” (1984), Kajmekanit te “Kush vdes në këmbë (1984) etj. Inicioi Festivalin Teatror të Komedisë “Ballkan 2000”.

Petrika Riza është nderuar me medaljen “Naim Frashëri i Artë” nga presidenca e Republikës së Shqipërisë (2003)./Aktoret Shqiptare