Ish-oficerja Myzejen Xhani, që ka stërvitur femrat në zbor, është e mendimit se duke hequr pjesën indoktrinuese të edukimit, pjesa tjetër e njohurive rreth armëve dhe mësimit tw përdorimit të tyre në terren, nuk ka asgjë të keqe edhe nëse zhvillohet dhe sot.
“Stërvitja ishte një kalitje fizike. Fundja kishte vajza të llastuara, dembele ose hileqare që vinin si femra të brishta në zbor, por dilnin si gra të përgatitura për jetën, të disiplinuara dhe të edukuara.
Fundja, sot të mësosh armën duhet të paguash dhe është një luks, ndërsa dikur realizohej falas. Nga ana tjetër, zbori ishte mbajtje e trupit në formë të gruas, rrallë herë ka pasur femra obeze.
Po sot, e keni parë si janë femrat? Shumica janë të fryra. Japin para për të shkuar në palestra e nëpër qendra dobësimi dhe sërish nuk bien nga pesha, sepse nuk kanë as motivim, as disiplinë dhe as edukim. Zbori ishte kombinimi më i lartë edukativ dhe fizik”.