Mes lajmeve trishtuese nga atdheu i tyre dhe vuajtjes që populli ukrainas po kalon nga pushtimi rus, Kombëtarja verdheblu ka gjetur forcën për t’i sjellë pak gëzim popullit të vetë në këto ditë të vështira.
Ukraina ka mposhtur mbrëmjen e sotme me rezultatin 1-3 Skocinë, duke siguruar kështu biletën për në finalen e “play off“-it për Kupën e Botës që do të zhvillohet në fund të këtij viti në Katar.
I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Jarmolenko, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 33-të. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1, ndërsa vetëm 4 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës Jaremçuk shënon përsëri për Ukrainën.
Skocezët ngushtojnë shifrat në minutën e 79 me anë të Mekgregorit, por kur kronometri po numëronte sekondat e fundit të ndeshjes ishte Dovbik ai që vulosi fatin e kësaj sfide me rezultatin 1-3.
Dovbyk 90+5 🏴1 -3🇺🇦 pic.twitter.com/R9wWDHTCQf
— Gooooooolazo ⚽️🏆🐴 (@Vero_Sporty_Rex) June 1, 2022