Jetmir Olldashi që qëndron pas audio-përgjimit ku përfshihet edhe vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi sot në emisionin “Studio e Hapur” se ai nuk ka qenë i pranishëm në ambientin ku u zhvillua përgjimi.
Ai tha se besoi tek “Babalja” ose Albert Veliu pasi herën e parë kur ishte bashkë me të në lokalin e tij pa që kishte njohje me të.
Por se nuk mundi të shkonte për së dyti në lokalin e Agron Xhafaj pasi vinte në rrezik jetën.
Lubonja: Ju thoni që nuk kam qenë aty nuk e kam parë.
Olldashi: Kur shkova për ta bërë këtë investigim, targeti nuk ishte Agron Xhafaj por për të treguar që në Vlorë situata e kanabisit ishte e rëndë.
Në momentin që shkuam tek lokali i Agron Xhafaj dhe ai nuk ishte, unë s’mund të shkoja më sepse mund të vija kokën time në rrezik.
Pasi unë e pashë herën e parë që burimi im kishte njohje me Agron Xhafaj.
Pasi foli ai në telefon bëra një verifikim nëpërmjet true caller. S’kisha mundësi të tjera.
Lubonja: Cili është versioni lidhur me atë që fillimisht dëshmitari X tha që unë nuk kisha përgjues, e kanë përgjuar të tjerë dhe pastaj dole ti the jam unë, ishte një strategji e PD për të dhënë një copë tjetër e pastaj një copë tjetër apo çfarë?
Olldashi: Unë intervistën me dëshmitarin X e bëra që ta transmetoja tek emisioni im.
Në 4 të mëngjesit kur shkova ta intervistoja e bëra me kamerat e PD dhe ata nuk ma dhanë materialin.
Ata kërkuan ta publikonin ata vetë.
Nëse intervista dëgjohet nga fillimi në fund, kuptohet që ai tenton të bëjë ironi. Në fillim ai i bën të qarta qëllimet e tij.
Në momentin që unë u nisa me zotërinë drejt Vlorës, kisha dyshimet e mia dhe kur arrita kuptova se ai ishte i etur për hakmarrje.
Ai donte patjetër, jo vetëm ndaj personit që është përfolur por disa personave.