osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mero Baze: Përse “ithtarët” e bashkimit të PD, po shqyejnë njëri tjetrin

Mero Baze: Përse “ithtarët” e bashkimit të PD, po shqyejnë njëri tjetrin

Në partinë e Sali Berishës, e cila ju kundërvu Partisë Demokratike “në emër të bashkimit të demokratëve”, tani nuk gjen dot më dy vetë të bashkuar me njëri- tjetrin. Gjithë njerëzit afër Sali Berishës po sulmojnë njëri- tjetrin, bazuar në dy akuza. E para, tek vjedhja e votës, apo tek votimi fals, çka rrëzon gjithë kauzën e “Foltores”, që gjoja do ridemensiononte Partinë Demokratike, mbështetur mbi votën e lire, dhe së dyti, tek akuzat që të gjithë janë agjentë të dikujt tjetër jashtë PD. Disa dolën dhe agjentë të mi.

Të dy arsyet përse ka nisur ky degradim total i “Foltores”, janë arsye të mjaftueshme për të provuar falsitetin e kauzës së saj, dhe fshehjen e motivit kryesor, betejën me SHBA, maskuar pas betejës ndaj Lulzim Bashës.

Dy sloganet kryesore të “Foltores”, “më të bashkuar” dhe “më të votuar” tani janë kthyer në “më të urryer” dhe “më të përlyer”.

Të gjithë ata që kanë dalë më të votuar po akuzohen nga të tjerët se kanë vjedhur vota dhe kanë deformuar vullnetin e demokratëve. Të gjithë ata që flisnin për bashkim, tani janë në krye të betejë së përbaltjes të çdokujt tjetër që dyshohet se mund të zgjidhet diçka afër Sali Berishës.

Kokalari, një nga argumentet që përdor kundër Këlliçit është se gazeta TemA e ka sulmuar Kokalarin më shumë se Këlliçin. Kur e mendoj, del se është e vërtetë. Këlliçin e kemi sulmuar më pak. Madje javën e shkuar kemi pas dy- tri shkrime kritike ndaj tij për vizitën në SHBA dhe sidomos pas vizitës qesharake tek “Vatra”, edhe atë dërguar nga njerëz të Kokalarit.

Vetë nuk kemi marr mundimin të merremi me të, pasi nuk e dinim që të dalurit në gazetën TemA, ishte kriter për t’u vlerësuar “foltorist” i vërtetë. Me këtë kriter i bie që kemi punuar më shumë për Kokalarin.

Por përse po ndodh kjo plasaritje e “Foltores” kaq shpejt dhe në mënyrë banale?

Arsyeja kryesore është se “Foltorja” ishte një kauzë e shpikur nga Sali Berisha, e cila kishte nevojë për shumë kamikazë dhe trushpëlarë rrotull tij, të cilët bënin sikur besonin kauzën, por kishin parasysh shpërblimet pas saj.

Duke qenë kauzë e shpikur, ajo e mbaroi misionin e saj, kur Berisha mori formalisht kontrollin dhe u vetëshpall kryetar i partisë së tij. Kaq ishte qëllimi real i “Foltores”. Dhe pasi ky qëllimi u arrit, të gjithë e panë se ishin të tepërt.

Arsyeja e vetme që ata të mbijetojnë tani është t’i turren njëri- tjetrit, së paku për të zënë një vend afër Berishës, dhe të ndjehen të shpërblyer.

Keqkuptimi që ata kishin kur ishin në kulmin e luftës kundër PD, se po bënin diçka historike, që do të shpërbleheshin, tani u është kthyer në urrejtje ndaj njëri- tjetrit dhe i ka dhënë “Foltores” pamjen e një stani me lepuj.

“Foltorja” nuk ka fuqi të bashkojë më askënd, pasi nuk u bë për të bashkuar, por për të përçarë. Ajo po ashtu nuk ka fuqi për të shpërblyer askënd, pasi nuk u bë për të shpërblyer demokratët, por Berishën. Ndaj është normale të shikosh se si të gjithë po duan të shqyejnë të gjithë, përveç Berishës.