osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali në QSUT, pezullohen analizat për pacientët, kompania private që ka marrë koncesionin 13 miliardë lekë shkel kontratën

Skandali në QSUT, pezullohen analizat për pacientët, kompania private që ka marrë koncesionin 13 miliardë lekë shkel kontratën

Kryerja e analizave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranëështë pezulluar. Për dy ditë, përkatësisht të vetmet analiza që kryhen në qendrën spitalore më të madhe në vend janë ato me kod të kuq, që vijnë nga shërbimi i urgjencës e kur gjendja e pacientit paraqitet kritike.

Me anë të një mesazhi në celularin e mjekëve mëngjesin e 30 majit, drejtoria e QSUT ka kërkuar që të mos referohen raste për analizë për shkak të ezaurimit të fondit, me përjashtim të atyre me kod të kuq.“Po ju njoftoj se është ezauruar 100 për qind e buxhetit të laboratorit. Si rrjedhojë, deri të martën mund të mbulohen vetëm 5 për qind e volumit të urgjencave. Ju lutem njoftoni stafet mjekësore dhe specializantët që deri në datën 1 qershor do të referohen vetëm urgjencat me kod të kuq.

Ju lutem sigurohuni që i gjithë stafi ta marrë njoftimin, sepse gjatë fundjavës kanë vijuar dhe rutinën dhe disa nga specializantët kanë bërë debat me koncesionarin. Ndërkohë që specializantët nuk duhet të referojnë fare asnjë rast”, thuhet në mesazh.

Kontrata për shërbimin laboratorik

Ndërkohë, kontrata e partneritetit publik privat për shërbimin laboratorik të vendit u firmos pas shumë kontestimesh në prill 2019, duke iu kushtuar jo pak, por plot 13 miliardë lekë, ose rreth 100 miliionë euro, taksapaguesve shqiptarë në 10 vite. Qeveria ia besoi kontratën konsorciumit të kompanive “Labopharma” dhe “AB Laboratory Solution B.V” si dhe kompanisë franceze “Exalab”, të cilat së bashku zotërojnë kompaninë koncesionare “Laboratory Network”.

Sipas marrëveshjes, kompania në fjalë do të duhej të kryente 164 lloje analizash me një tavan prej 6 milionë analizash në vit. Peshën kryesore e mbante Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku do të duhet të kryheshin rreth 2.5 milionë analiza në vit, me një mesatare prej 208 mijë analizash në muaj, ose rreth 7 mijë analiza në ditë. Me urdhrin e një dite më parë, për datat 30 maj dhe 31 maj do të duhet të kryhen vetëm rreth 350 analiza, nga rreth 7 mijë që do të duheshin të kryheshin në harkun e 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë shpalli bashkimin e kompanive Labopharma sh.p.k, Exalab France dhe AB Laboratory Solutions B.V me seli në Holandë fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik, vlera e së cilit parashikohet t’i kushtojë rreth 100 milionë dollarë buxhetit të shtetit për 10 vitet e ardhshme. Njoftimi i publikuar në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik tregon se oferta e konsorcumit fitues u përzgjodh mes nëntë konkurrentëve në garë, ndërkohë që vetëm katër prej tyre kishin paraqitur ofertë.

Sipas njoftimit të shpalljes, konsorcumi fitues ofroi 10.70% zbritje nga çmimi i listës së testeve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, përqindja në koncesion ndahet në 41.7 për qind për kompaninë shqiptare Labopharma sh.p.k, 25 për qind për kompaninë franceze Exalab France dhe 33.3 për qind për kompaninë e regjistruar në Holandë, AB Laboratory Solutions B.V.