Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër.
Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi.
Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.
Më tej ishte radha e sportistit shqiptar Briken Calja që dështoi në të treja tentativat. Fillimisht shqiptari tentoi të ngrejë 150 kg, por nuk ia del dot pasi ka dëmtime shpatull.
Edhe në provën e dytë, historia është e njëjtë pasi dhimbja nuk e lejojnë të ngrejë 151 kg. E njëjta gjë ndodhi në provën e tretë Calja nuk ia doli të çonte lartë shtangën.
Kujtojmë se në Tiranë aktualisht po zhvillohen garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes.