Në takimin e kryeministrit Edi Rama në Gjirokastër, ajo që ra më shumë në sy, ishte fakti se prezente ishte edhe kryebashkiakja Zamira Rami.
Kjo e fundit madje është ngritur dhe ka mbajtur një fjalim.
Për ata që nuk e dinë, Rami vjen nga radhët e LSI-së.
Por, ndryshe nga sa ka ndodhur në qytetet e tjera, ku kryebashkiakët e zgjedhur nga PD apo LSI e kanë braktisur Ramën, ajo është shfaqur krah tij, në turin e llogaridhënies me qytetarët.
Nuk dihet nëse Rami me këtë gjest kërkon mbështetjen e Ramës për një mandat tjetër, duke qenë se zgjedhjet janë në prag, por është fakt se tashmë LSI-në dhe Monika Kryemadhin nuk po e braktisin më vetëm këshilltarët dhe deputetët, por dhe kryebashkiakët.
Rasti i Zamira Ramit është më i fundit. (TemA)