Nga nesër marrin fund kufizimet për ata që udhëtojnë nga jashtë drejt Italisë. Urdhri i ministrit të Shëndetësisë që parashikon hyrjen në Itali të “Green pass” skadon “më 31 maj. Masa që kërkon certifikatën e vaksinimit të Covid-19 për hyrjen në vendin fqinj nuk do të zgjatet.
Më 15 qershor, detyrimi për të mbajtur maskë duhet të bjerë edhe në shumicën e vendeve ku detyrimi ekziston ende, si në kinema, teatro dhe shfaqje të mbyllura. Detyrimi mund të mbetet ende për transportin dhe spitalet.
Certifikata digjitale e Covid është ende e detyrueshme për të hyrë në Gjermani, Francë, Spanjë, Portugali. Por shumica e vendeve të BE-së tani kanë eliminuar kufizimet anti-Covid.
Për të hyrë në Danimarkë, Norvegji, Suedi, Irlandë, Kroaci, Slloveni, Austri, Greqi, Holandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Rumani, Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Islandë, Zvicër, Luksemburg, udhëtarëve nuk u kërkohet të japin më shumë prova të vaksinimit, shërim nga Covid ose një test negativ.