Do të ketë derbi të Milanos për mesfushorin e Empolit, Kristjan Asllani. Sipas asaj që shkruan La Republicca, në avantazh për momentin është klubi i Interit, ndaj atij të Milanit.
Kampionët e rinj të Italisë po pësojnë ndryshime të rëndësishme, me “Djallin” që ende nuk e di se çfarë buxheti do ketë për merkaton.
Kjo ka bërë që zikaltërit të jenë disi më përpara në garën për diamantin e Shqipërisë. Këto javë priten të reja të rëndësishme.
Kyu
20 vjeçari kuqezi ka qenë gjtihë këto vite pjesë e të rinjve të Empolit, ndërsa vetëm në sezonin e fundit ka mbajtur veshur fanellën e ekipit të parë. Gjithashtu, ai në një edicion ka luajtur për Chievo.