osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shansi i fundit/ Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Shansi i fundit/ Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Sot përfundon afati që ka opozita për t’i propozuar mazhorancës një ose disa kandidatë për kreun e ri të shtetit.

Raundi i tretë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës, të cilit i përfundon mandati më 24 korrik, do të mbahet të hënën, në orën 10.00. Edhe në këtë raund do të duhen të paktën 84 vota për të zgjedhur kreun e ri të shtetit.

Deri më tani mazhoranca ka qenë për një president konsensual të zgjedhur nga palët, i cili nuk do të jetë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Megjithatë, deri më sot, gjuha e përbashkët nuk është gjetur. Me Sali Berishën, mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk do të ulet në tryeze dhe nuk do të pranojë asnjë kandidat që propozohet nga “Rithemelimi”.

Ndërsa, me Enkejeld Alibeajn duket se kushtet nuk po piqen. Alibeaj e akuzon mazhorancën se ka shkelur marrëveshjen e arritur ditë më parë për kushtet dhe kriteret e vendosura në draftin e përgatitur prej grupit të tij.

Mes opozitës ka qëndrime të ndryshme, aleatët dhe disa deputetë demokratë kanë propozuar që pakica të japë një emër të përbashkët ose të mos marrë më pjesë në proces, dhe të “mos bëhet pjesë e farsës”, që sipas tyre po luhet nga mazhoranca. Tashmë mbetet për t’u parë nëse opozita do të propozojë kandidatë në këtë raund të radhës, apo Presidenti do të zgjidhet nga mazhoranca në dy raundet e mbetura.