ancelari Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike që mendohet se ka zgjatur rreth 80 minuta.
Biseda u fokusua tek lufta në Ukrainë, ndërsa i theksuan presidentit Putin rëndësinë për të vendosur armëpushim dhe për të tërhequr trupat ruse nga Ukraina.
Sipas deklaratës, Olaf Solz dhe Emanuel Macron i bënë thirrje presidentit rus që të angazhohet në bisedime serioze të drejtpërdrejta me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të gjetur një zgjidhje diplomatike, ndërsa i kërkuan atij të sigurojë përmirësimin e procesit të paqes.
Megjithatë, ata vunë në dukje se angazhimi i Vladimir Putin për trajtimin e të burgosurve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, veçanërisht Konventën e Gjenevës, dhe lejimin e Kryqit të Kuq të ketë akses të papenguar.
Kancelari gjerman dhe Presidenti Macron iu referuan edhe situatës globale të ushqimit.
Sipas deklaratës së kancelarit gjerman, presidenti Putin siguroi se do të lejonte eksportin e drithit nga Ukraina, kryesisht nga deti.
Përveç kësaj, ai premtoi se hapja e fushës së minuar të krijuar për mbrojtjen e porteve të Ukrainës do të përdoret vetëm për eksportin e grurit dhe jo për operacione sulmuese ushtarake.