Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka kryer një testim të ri të raketës me sistem hipersonik të quajtur Zirkon. Nisja filloi nga një anije në detin Barents. Raketa e lëshuar nga Flota Veriore e Federatës Ruse synonte një objektiv të vendosur në Detin e Bardhë.
“Sipas sistemeve të monitorimit dhe regjistrimit të drejtpërdrejtë, një raketë lundrimi hipersonike Zirkon goditi me sukses një objektiv detar të vendosur rreth 1000 kilometra larg.
Fluturimi i raketës hipersonike plotësoi parametrat e vendosur,” thuhet në njoftim.