osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Qeveria paralajmëron rritje të energjisë për familjarët, ja sa do jetë fasha e konsumit dhe kategoritë që do preken nga ky vendim

Qeveria paralajmëron rritje të energjisë për familjarët, ja sa do jetë fasha e konsumit dhe kategoritë që do preken nga ky vendim

Qeveria ka paralajmëruar rritje të energjisë elektrike për familjarët. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi dje pas mbledhjes së qeverisë se ka konsumatorë që shpenzojnë mbi 5 mijë kWh, shifër që nuk e justifikon për familjarët por edhe për ata nuk do të aplikohet çmimi i tregut, por do të jetë më i lartë.

Ajo njoftoi se nga po shqyrtohet mundësia e një fashe konsumi deri në 800 kilovat dhe jo 700, siç ishte njoftuar më herët. Balluku shtoi se konsumatorët që kalojnë fashën nuk do të paguajnë njësoj si të tjerët, por as sa çmimi i bursës.“Ne do të vijojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjar, por nëse do të jetë konsum 700 apo 800 kWh dhe kemi identifikuar edhe abonentë familjarë me 5000 kWh që është një shifër që nuk e justifikon as fjalën familjar por është edhe e drejta e çdo abonenti.

Mund të kenë vila luksoze, por do të paguajnë të paktën me çmim më të lartë se çfarë sot paguhet nga qytetarët që e paguajnë me nevoja bazike. Nuk do të them me çmimet e tregut se ndoshta nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori”, tha Balluku. Ndër të tjera, ministrja e Energjisë bëri me dije se për familjet dhe bizneset e vogla javën e ardhshme do të ketë përgjigje konkrete nëse do të vijohet me të njëjtën skemë pas muajit qershor.

“Ne i kemi ofruar mbrojtje konsumatorit që është i lidhur në tensionin e mesëm. Konsumatori i biznesit të vogël nuk e kemi diskutuar kurrë dhe qeveria do të bëjë të pamundurën për ta mbrojtur. Sa i përket për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm, ne kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm përmes përfaqësuesve, kemi mbledhur të gjithë ankesat ose kërkesën për mbështetje dhe besoj se do të vijojmë me të njëjtën skemë, por kjo është diçka që do ta deklarojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën që ne kemi bërë, e kemi bërë të thelluar, kemi dalë në disa skenarë që mund të aplikojmë”, tha Balluku.

Riaktivizohet koncesioni për aksin Thumanë-Kashar

Ndërkohë, koncesioni për projektimin, investimin dhe operimin e aksit Thumanë-Kashar është riaktivizuar. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se i janë rikthyer kontratës për aksin Thumanë-Kashar me parametra të rinj. Nuk do të jetë më me formë PPP, por koncesion 35-vjeçar.“MIE ka paraqitur 5 VKM, njëra prej të cilave ka të bëjë me shpronësimi, dy për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Do të ndalem tek dy prej VKM. Një projekt vendim është ai që i hap miratimit të kontratës së koncesionit për ndërtimin, mirëmbajtjen e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

Ka pasur debat publik për këtë çështje. Që në vitin 2019, kjo kontratë u anulua për shkak se ajo hapësirë fiskale u vendos në dispozicion të paktit të universitetit. I jemi kthyer kësaj kontrate se shkojmë në parametra të ri”, tha Balluku. Kujtojmë që kjo kontratë u anulua në janar të vitit 2019, vetëm një muaj pas hapjes së skandalit të një firme fantazme që kishte fituar një lot për tenderin e Unazës së Tiranës.

Në skandal u përmend emri i Gener 2 që rezulton edhe fitues i PPP për aksin Thumanë-Kashar, por zyrtarisht kontrata u anulua sepse paratë kaluan në dispozicion të paktit për Universitetin. Pas këtij anulimi kompania fituese Gener 2 paditi ministrinë dhe siç ka ndodhur shpeshherë me Gener 2, fitoi procesin. Ndërtimi i segmentit Thumanë-Kashar, kushton 225.8 milionë euro. Procedurat e garës ishin nisur nga ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri. Në vitit të kaluar, Gjykata Administrative e Apelit vendosi të rikthejë koncesionin e segmentit Thumanë-Kashar i anuluar nga qeveria për mungesë fondesh.