Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, Shaqir Vukaj, për të na rikthyer pas në kohë në ngjarjet e 26 majit të vitit 1996.
Vukaj tha se gjithçka që ndodhte e ruante në një ditar dhe jo rrallë i qëllonte të flinte në zyrë. Ai rrëfeu se në 22 maj të 1996, 50 përfaqësues nga PS dhe partitë aleate u arrestuan nga Policia dhe kur përfaqësuesi internacional i socialistëve shkoi për të denoncuar ngjarjen ishte shokuar kur e kërcënuan dhe atë.
“Në periudhën e qeverisë së Pajtimit Kombëtar unë kam qenë ministër mbrojtje dhe kam mbajtur ditar të rregullt çdo natë. Them çdo natë sepse shumicën e kohës unë kam fjetur në zyrë në atë periudhë dhe në mbrëmjë shkruaja ngjarjet e ditës. Unë si përfaqësues i Partisë Socialiste për rrethin e Shkodrës, sapo u hapën kutitë e votimit, votova dhe u nisa për në Shkodër.
Edhe sot e kujtoj si një ditë zie. Kur kam shkuar aty tek PS dhe më kanë thënë që kanë arrestuar 50 përfaqësues nga PS dhe partitë aleate nga Komisionet, unë nuk e besova.
U lidha me Gramoz Rumoz Ruçin se ai ishte përfaqësuesi në atë kohë dhe i propozova që ne duhet të tërhiqemi. Kur erdhi përfaqësuesi internacional i socialistëve dhe i tregova situatën ai nuk me besoi. Na tha të shkonim në Polici por kur e kërcënuan dhe atë atje kur u kthye i dukej e pabesueshme”, u shpreh Vukaj.