Pas mbarimit ë finales së madhe në Tiranë, Muli priste që më në fund tifozët holandezë të bënin atë që pritej.
Të rrethonin Kryeministrinë, t’i vinin flakën, të rrihnin policinë e Edi Ramës dhe pastaj të shkonin poshtë pallatit të Doktorit e t’i kërkonin falje teta Lilit që i lagu me ujë duke thirrur, “Komandant ti je, b*th*ira jemi ne”.
Por si për çudi nuk ndodhi asgjë.
Tifozët kokulur morën “Rrugën e Elbasanit” dhe shkuan tek stacioni i autobusëve, duke u nisur për Rinas.
Çfarë kishte ndodhur?
Muliz zbuloi sot se e gjitha ishte një skemë bashkëpunimi mes Lulit dhe Edi Ramës:
“Meqë policia e Edi Ramës është e lidhur me trafikun e drogës dhe kontrollon portin e Roterdamit, Luli u ka shitur policëve shqiptare të dhënat e huliganëve të Roterdamit që ishin në stadium.
Policia i ka kontaktuar dhe ka bërë marrëveshje me ta, që në të ardhmen bashkëpunimi mes tyre të jetë institucional dhe të mos i lënë më paratë rrugëve si në rastin e “Toyota Yaris”, ku Taluant Balla dhe Lul Basha humbën 3,5 milion euro.
Huliganët janë ndjerë të kënaqur me pazarin dhe kanë siguruar policinë se do ndihmojnë njëri- tjetrin.
Duke eksportuar krimin e drogës nga Roterdami në Tiranë, Luli kërkon t’i bëjë nder Edi Ramës duke hequr kushtin e Holandës kundër Shqipërisë.
Kështu Holanda do pastrohet nga krimi dhe ai do vijë në Tiranë, kurse ne do vuajmë pazaret e drogës mes Edvin Ramës, Lulit dhe mafias holandeze.
Nga ana tjetër djemtë tanë në Holandë do ngelen pa punë dhe do vuajnë për bukën e gojës, pasi punën do t’ua marrë mafia holandeze.
Ky pazar i ndyrë u bë i gjithë që Edi Rama të dilte faqebardhë në Tiranë dhe të lavdërohej në botë, në kohën kur uragani i opozitës po ngrihet kundër tij dhe kundër gjithë botës, nën drejtimin e Doktorit.
Besëpreri tregoi fytyrën e tij, por ne do të tregojmë tonën”.