osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Klinika “Gremi” mashtrim me hollimin e barkut, denoncimi: Harxhova 250 euro, 0 rezultat! (Pas klinikës qëndron Dritan Gremi që shet pica!)

Klinika “Gremi” mashtrim me hollimin e barkut, denoncimi: Harxhova 250 euro, 0 rezultat! (Pas klinikës qëndron Dritan Gremi që shet pica!)

Disa denoncime nga qytetarë të ndryshëm, referuar në redaksinë e Prapaskena, flasin për një mashtrim me përmasa të frikshme të klinikës Gremi Clinic Wellness, me shpërbimin gjoja ngushtimin e perimetrit të belit dhe zonave të tjera ku është depozituar dhjami.

Klinika, pas të cilës qëndron biznesmeni i dyshimtë Dritan Gremi, pretendon se me një pajisje të quajtur 𝗛𝗮𝗺𝗺𝗲𝗿 𝗖𝗲𝗹𝗹, me anë të masazhit të ultratingujve ndikon në ngushtimin e perimetrit dhe tonifikimin e lëkurës, trajtimin e celulitit etj.

Greni, ka edhe një biznes picash, nga ana tjetër ka hapur një klinikë për hollimin e barkut!

Denoncimet konfirmojnë se gjithçka është një mashtrim, me qëllim fitimi.

Qytetarët, të cilët kërkojnë forma nga më të ndryshme dhe të lehta, për të hequr kilet e tepërta, para se të shpenzojnë paratë nëpër qendra të tilla, t’i bëjnë një pyetje të thjeshtë vetes: Nëse dhjami i akumuluar shkrihet me një pajisje të tillë, brenda disa seancave, duke qëndruar shtrirë, pse vallë ka kaq shumë obezë nëpër Tiranë dhe në botë?!

“Më doli në rrjetet sociale kjo klinika Gremi Clinic Wellness, ku reklamonte uljen e barkut, kofshëve, tonifikim, shkrije dhjami, heqje celuliti etj. Mendova ta provoj. Shkova tek klinika përballë shkollës ‘Avni Rustemi’. Një seancë 20 minuta kushtonte 30 euro. Bëra 5 seanca 150 euro. Në fillim më mati perimetrin e barkut. Pasi bëra 5 seanca, për dy javë, më mati sërish barkun. Thjeshtë shtrëngoi pak metrin dhe e uli më poshtë, duke e nxjerrë 3 cm më pak. Rezultati ishte zero. Duke parë se nuk kishte rezultat, pyeta nëse kishte ndonjë metodë tjetër. Më thanë se mund të bënin ca gjilpëra në zonën e barkut, të cilat sipas tyre shkrinin dhjamin e akumuluar. Pretendonin se gjilpërat ishin më efektive.

Kushtonte 50 mijë euro një. Provova dy seanca me gjilpëra. Të jepjin një djegie në zonën e barkut gati 2-3 orë. Rezultati zero. Unë harxhova 250 euro, por mësova se gjithçka është një mashtrim. Sërish perimetri nuk ndryshoi. Ka edhe një tregues tjetër që konfirmon mashtrimin. Nuk bie asnjë gram nga pesha. Nëse pajisja shkrin qelizat dhjamore, duhet të reflektohet, të paktën me disa gramë në peshë. Mësimi im shpresoj të vlejë për qytetarët e tjerë. Nuk e di se si i lejon shteti klinika të tilla“, thuhet në një nga denoncimet.

Dy janë format për të hequr kilet e tepërta, për një shëndet më të mirë dhe për t’u dukur më bukur. Janë ktiviteti fizik dhe dietat e shëndetshme. Gjithmonë duke kryer paraprakisht analiza laboratorike dhe duke u konsultuar me mjekë dhe specialistë të fushës.

Asgjë pa udhëzimet e specialisëve të certifikuar dhe të besueshëm, publikë ose privatë.

Çdo rrugë tjetër përveçse ju mashtron dhe rrjep nga paratë, mund t’ju dëmtojë edhe shëndetin.

Mashtrimi me AçaiOne

“Njerëz kujdes nga mashtrimi! Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që pilulat e Açai-t të ndihmojnë për rënien në peshë”.

Ky është alarmi i Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendër e cila paralajmëroi qytetarët amerikanë të mos harxhonin paratë duke blerë produktin Açai, pasi efektet gjoja çudibërëse në dobësim, janë vetëm një mashtrim.

Për këtë arsye, disa gjykata në SHBA kanë ndaluar reklamat mashtruese për Açain.
Në një kohë kur SHBA kanë nisur prej vitesh masat për të mbrojtur qytetarët, në Shqipëri po lulëzon një rrjet kriminal, i cili mashtron çdo ditë shqiptarët, duke u shitur pilulat e Açait.

Në deklaratë e Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA thuhet ndër të tjera: “Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që pilulat Açai do të ndihmojnë në heqjen e kilogramëve, rrafshimin e barkut, pastrimin e zorrës së trashë, rritjen e dëshirës seksuale ose kryerjen e ndonjë prej funksioneve të tjera të reklamuara zakonisht. Në të vërtetë, lëngu açai ka nivele me antioksidantë më pak se ai i lëngjeve të rrushit, boronicës dhe qershisë së zezë… Asnjë provë e besueshme nuk sugjeron që antioksidantët nxisin humbjen e peshës”.

Në deklaratë citohet Prokurori i Përgjithshëm Richard Blumenthal, i cili thotë se “Nuk ka manaferra magjike nga pyjet brazilianë që shërojnë mbipeshën – vetëm boshatisje të kartave të kreditit dhe premtime boshe për humbje peshe”.

Në paralajmërimin e Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA thuhet se departamentet anti-mashtrim në disa banka kanë bllokuar pagesat e konsumatorëve për rrjetin që shet Açain, për shkak të mashtrimit.

Ky është linku i qëndrimit të Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA për Açain: (https://cspinet.org/new/200903231.html).

Reagimi i institucioneve në SHBA për të ndaluar mashtrimin kriminal është i përmasave të mëdha, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet kërdinë dhe prokuroria nuk është vënë ende në lëvizje për të goditur kokat e rrjetit.

Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), një agjenci qeveritare amerikane për të verifikuar mashtrimin e qytetarëve përmes reklamave të rreme, ka bërë një raport për këtë çështje.

Komisioni Federal i Tregtisë urdhëroi ndalimin e reklamimit të pilulave që gjoja të dobësojnë.

Kreu i komisionit Timothy Muris lëshoi këtë mesazh pas hetimit: “Nuk ka pilulë magjike për humbjen e peshës, Produktet mashtruese të humbjes së peshës synojnë njerëz të dëshpëruar për të humbur peshë dhe të gatshëm të provojnë pothuajse gjithçka”.

Ky është linku i raportit të FTC: (https://www.chicagotribune.com/news/ct-xpm-2003-12-10-0312120459-story.html).

Po ashtu, gjykatat e Illinois, New Jersey, New York, Washington, Michigan dhe Georgia kanë ndaluar reklamimin e Açait për gjoja dobësim, duke pranuar pretendimet e Komisioni Federal i Tregtisë se pilula është një mashtrim.

Përveç goditjes federale, Prokurorja e Përgjithshme e Illinois Lisa Madigan ka kërkuar ndëshkimin e një prej krerëve të rrjetit.

Skandali i mashtrimit me Açai ka pushtuar mediat amerikane dhe ka vënë në lëvizjes organet ligjzbatuese, ndërsa në Shqipëri gënjeshtra vijon në heshtje me ‘AçaiOne”, nën hundën e policisë dhe prokurorisë, duke u marrë mijëra qytetarëve para, me pretendimin se do të humbim 10 kg brenda pak ditëve, një gënjeshtër banale dhe e trashë, por që synon të manipulojë njerëz të dëshpëruar që besojnë se do të humbim kilet e tepërta me pilula magjike.