osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja strategjia se si Lulzim Basha do rikthehet në krye të PD pas vendimit të Apelit dhe si do merret për “zhelesh” Sali Berisha më Përmbarim dhe polici nga selia blu

Ja strategjia se si Lulzim Basha do rikthehet në krye të PD pas vendimit të Apelit dhe si do merret për “zhelesh” Sali Berisha më Përmbarim dhe polici nga selia blu

Sali Berisha duket se është gëzuar para kohe dhe se pushtimi i Partisë Demorkatike pa folur ende drejtësia, pritet t’i kthehet në bumerang. Më 21 mars të këtij viti, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demorkatike në Tiranë, Basha theksoi se është dorëhequr nga udhëheqja e partisë pas përpjekjeve të pasuksesshme për ta mbajtur partinë e bashkuar pas muajsh të tërë përparjesh të brendshme që konfrontuan atë me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Por kur kanë kaluar rreth 2 muaj nga largimi i Lulzim Bashës, Partia Demokratike është shndërruar në një “fole grezhash” dhe është më e përçarë se kurrë.

Sot që flasim shumica e deputetëve demokratë nga 59 që PD mori në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, rreth 35 janë rreshtuar krah Bashës, 25 nga të cilët janë të sigurtë, sikundër janë Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Dhurata Çupi, Ilda Dhori, Zheni Gjergji, etej. Ndërkohë që rreth “Foltores” së Sali Berishës janë atashuar rreth 10 deputetë, si Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka, Albana Vokshi, etj, ndërsa pjesa tjetër janë neutralë, duke u shfaqur më shumë si spektatorë se sa si protagonistë, sikundër janë Grida Duma apo Greta Bardeli.

Ja si do përzihet Sali Berisha më Përmbarim nga selia blu

Megjithatë, përtej këtyre zhvillimeve dhe rikthimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demorkatike, kjo e fundit po tregon se është e përçarë dhe se fati i saj është në dorë të Gjykatës së Apelit, aty ku kreu i grupit parlamentar demokratë, Enkelejd Alibeaj po përplas “brirët” me “Foltoren”, pasi ai ka ankimuar vendimin e paprecedent të Agron Zhukrit, i cili i fali PD-në, Sali Berishës.

Mësohet se Gjykata e Apelit e ka thelluar me themel këtë çështje dhe se pritet që të rrëzojë vendimin e Zhukrit, pavarësisht se Sali Berisha po e shantazhon atë dhe madje ka paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë vendim të saj.

Mësohet se vendimi i Apelit, i cili zhbën vendimin e Agron Zhukrit,e kthen Partinë Demorkatike në pikën zero dhe i hapë rrugë Lulzim Bashës të marrë vendime, deri sa të mbahen zgjedhje të reja. Sot që flasim “Foltoren” nuk e njeh asnjë institucion dhe se kryetar zyrtar i PD, figuron Lulzim Basha, ndërkohë që edhe logoja dhe vula e PD, janë ato që kjo parti ka pasur përpara se barbarët e “Foltores” të udhëhequr nga Berisha e pushtuan atë, e ku shkuan derti atje sa falsifikuan vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Mirëpo, nisur nga fakti që ligji i jep të drejtë Bashës të drejtojë PD-në, mësohet se në lojë do të hyjë Përmbarimi, i cili do të nxjerrë Berishën nga selia blu.

Në këtë kontekst, gazeta ka mësuar se pas këtij veprimi dhe në kushtet ku Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë rezistencë, mësohet se drejtuesit legjitim të Partisë Demorkatike do të pajtojnë një polici private për të ruajtur godinën. Kjo strategji pritet t’i hapë telashe Berishës, pasi ai dhe mbështetësit e tij nuk mësyjnë dot në godinën blu, sikundër bënë më 8 janar të këtij vitit, pasi policia private nuk pret urdhra nga Basha apo Alibeajn dhe se ligji i jep të drejtë asaj që të thërrasë në ndihmë Policinë e Shtetit, për të shtypur revoltat apo dhunën që mund të aplikohet nga ithtarët e Berishës.

Pra, duket qartë që Berishën e presin telashe. Po ashtu, Berisha është në telashe edhe në raport me ndërkombëtarët dhe Partinë Socialiste, çka do të thotë se Lulzim Basha e ka shumë të lehtë për t’u rikthyer në krye të PD, përmes një proces zgjedhor të drejtë. Sidoqoftë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Sefa: Zhukri shkeli ligjin, çdo vendim i Berishës është i pavlefshëm

Por telashe për “Foltoren” ka paralajmëruar pak ditë më parë edhe avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, i cili deklaroi se çdo vendim që merr ish-kryeministri Sali Berisha është i pavlefshëm, pasi ende nuk ka një vendim të formës së prerë sa i përket statutit të PD-së.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati Sefa shprehet pranimi i ankimimit të Enkelejd Alibeaj ishte një vendim i drejtë, duke theksuar se kanë dy kërkesa, ose prishjen e vendimit të Zhukrit ose çështja të rikthehet në Gjykatën e Apelit me një trupë tjetër gjykuese. Po ashtu, zoti Sefa thotë se në regjistrin e partive politike, PD ende përfaqësohet nga strukturat dhe organet drejtuese aktuale, ndërsa Komisioni i Rithemelimit nuk figuron. Sipas tij, pa u njohur nga “Apeli” vendimet e 11 dhjetorit çdo vendim i Rithemelimit është i pavlefshëm. /Rigels Seliman