Një përleshje e vërtetë policie ndodhi dje para pallatit të Doktorit, mes tifozëve holandezë të Feinordit dhe banorëve të pallatit.
Zhurma e madhe e tifozëve dhe përplasjet e tyre me policinë bëri që teta Lili të dilte me legen me ujë në ballkon dhe t’ua hidhte tifozëve.
-Shkoni në Kryeministri po ua mbajti, jo këtu, u tha ajo.
Këtu është lideri i opozitës.
Por tifozët nuk ndalën dhunën dhe as zhurmën kundër banorëve të pallatit.
Kjo tregon se ata ishin instruktuar nga dikush.
Dhe kush tjetër mund ta bënte këtë, përveç Lulit.
Duke qenë frikacak që nuk i del dot përball Doktorit, ai ka ngritur një skemë kurthi.
Ditën e parë dërgoi ca tifozë të edukuar që e respektuan kur kalonte, që herën e dytë kur të kalonte t’i turreshin dhe ta masakronin.
Policia ishte përgatitur të mos ndërhynte dhe vetëm kur situata të ishte në ekstrem, do bënin sikur e njohën që ishte Doktori.
Plani i Lulit ishte pervers.
Një agjent i Mulit brenda tifozëve të Feinordit provoi se tifozët ishin pajisur me fotot e Doktorit, që ta identifikonin.
Luli i kishte mashtruar duke u thënë që është tifoz i çmendur i Romës dhe ka paguar arbitrin që finalen ta fitojë Roma.
Kaq kishin dashur ata që të egërsoheshin.
Pasi u zbulua komploti, Muli vendosi evakuimin e Doktorit në Lalëz në orët e para të mëngjesit të sotëm, që të mos ishte aty.
Pasi evakuimi mbaroi, Muli u kthye serish tek rrugica e Doktorit, të zbulojnë të vërtetën deri në fund.
Futi një agjent mes tifozëve të Feinordit me një bluzë të tyre .
-Çfarë di për Shqipërinë, i tha ai tifozit holandez?
-Lazarat, Lazarat, very good.
-Ah, ky qenka me ne, tha agjenti i Mulit.
-Lazarat – Berisha, together, ja ktheu agjenti i Mulit, dhe ja bënte me gishta të bashkuar.
-No, no. Mall Lazarati kam provuar.
Mall nga Berisha s’kam provuar.
-Ah ok. Nuk e njihka Lulin, tha agjenti i Mulit. Qenkemi lodhur kot.