Klevis Balliu ka komentuar projektin e Unazës së Madhe të cilën e cilësoi si një nga dramat më të mëdha shoqërore dhe ekonomike.
Historia e banorëve të unazës është një dramat të cilat kam pasur mundësinë ta shoh nga afër. Një dramë e vërtetë shoqërore, sociale, ekonomike, pasi është një nga vjedhjet më të shëmtuara dhe për tu mbajtur si e tillë është përdorur një dhunë, ku policë të droguar kanë dhunuar në mënyrë makabre banorët e zonës me plumba e shkopa gome, vetëm që ky projekt mafioz që sot që flasim ka shkuar gati 30 milion euro, kur në botë janë çarë male dhe kurrë nuk ekziston që shifrat të jenë këto.
Më tej Balliu u shpreh së të gjithë personat e përfshirë në këtë projekt janë për në burg, ndërsa theksoi se ndaj banorëve është ushtruar presion dhe dhunë e vazhdueshme për 420 ditë që ata kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre.
Ajo që ka ndodhur aty unë nuk e di por dhuna që u është bërë atyre banorëve çdo ditë, dhe planet e shëmtuara të dirigjuara nga vetë Edi Rama që nuk bllokonte rrugët gjatë kohës që ishte protesta ku ai infiltronte njerëz që të vinin qëllimisht me makina, banditë të mirëfilltë të asaj zone, dhe unë kam folur në 420 ditë me emra dhe mbiemra, i kam bërë të gjitha publik.
Guximi i atyre banorëve ka qenë i madh, teksa dilnin dhe nuk e linin protestën. Kanë përjetuar një presion të shëmtuar, bënin oferta nga më të çuditshmet, të cilat projekte për qytetin janë pozitive, por kur bëhen për të vjedhur atëherë ato nuk janë për qytetin, por për pushtetin. Dhe sot asnjë nuk është arrestuar, Afrim Qendro për shembull jo vetëm që nuk u arrestua, por u promovua sepse në qeverinë e Ramës sa më hajdut të jesh aq më lart ngjitesh.
I pyetur pse dështoi si çështje Unaza e Madhe, Balliu tha se ai segment u mbrojt për 420 ditë dhe sot shohim projektin që është në të njëjtën vijë që ka qenë. Ai tha se ndërtimi i rrugës është bërë me lekët e rrogave e ndihmave sociale.
Kam dëgjuar nëpër TV disa që thonë ja u bë rruga, por me ato para që ëstë bërë sot nuk të lejon rritjen e rrogës, ndihmat sociale dhe paratë kanë shkuar te xhepat e Ramës dhe Afrim Qendros me shokët e tij. Kjo i solli gropën qytetarëve dhe kauza jo vetëm që nuk është humbur por është fituar sepse a ka njeri sot që se njeh DH Albania, Afrim Qendro? Ata sot nuk kanë fytyrë të dalin në Tv për të mbrojtur këtë kauzë. Pra çështja nuk është përmendja e emrave. Dhe me florinj të bëhen këto rrugë nuk shkojnë aq, 2 km 60 mln euro.
Nuk më intereson asnjë nga këta emra ata për burg janë, nga i pari te i fundit. Korrupsion nuk bën dot as opozita, as gazetari, korrupsionin e ka fuqinë ta bëjë vetëm kryeministri, kryetari i bashkisë, ministri. Tirana është e mbushur me pallate për pastrimin e parave. Më vjen keq që e them por këta janë mostra, kanë humbur nga realiteti dhe unaza ua hoqi maskën tregoi kush janë ata që për para të vrasin. Këta nuk janë qeveri, dhe bandë ti quash nuk është pak, por të jeni të qartë se unaza nuk do të harrohet.