Kaos dhe rrëmujë në Tiranë në prag të Conference League. Tifozët e Feyenoord janë përleshur me policinë dhe kanë sulmuar qytetarët e thjeshtë, duke shkatërruar çdo gjë që gjenin para.
Kaosi ka nisur rreth orës 19:00 në zonën e “9 katësheve”, teksa ka agravuar pranë stadiumit të finales dhe në rrugën “Mustafa Matohiti”. Në ish-Bllok, te 21 dhjetori, Pallati me Shigjeta dhe Vasil Shanto, tifozët kanë lënduar gjashtë efektivë të policisë dhe një qytetar.
Në pamjet më poshtë duket qartë se forcat e rendit shoqërojnë dhjetra tifozë huliganë, ndërsa dikush nxjerr edhe armën. Për fat nuk ka të lënduar rëndë. Nesër në 21:00 luhet Roma – Feyenoord.
24.05.2022, From Tirana, Roma🇮🇹 vs acab https://t.co/Fjy3xrDfeo#ASRoma #hooligans #feyenoordrotterdam pic.twitter.com/jmTkg2cvlG
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 24, 2022