Një gomone e dyshimtë është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës në ujërat pranë vendit të quajtur “Gjiri i Kasolles” në Sarandë.
Policia e ka pikasur gomonen teksa i afrohej bregut dhe e ka ndaluar atë. Brenda në mjet është gjetur vetëm drejtuesi, italiani Antonio Summa, 26-vjeç, banues në Brindisi, Itali.
Mësohet se 26-vjeçari italian ka hyrë ilegalisht në ujërat shqiptare dhe për rrjedhojë, ai është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.
Summa po merret në pyetje me dyshimin, se mund të ketë ardhur për të marrë ndonjë sasi droge në brigjet shqiptare.
Brenda në gomone është gjetur edhe një telefon celular, që është sekuestruar si pjesë e procesit hetimor.