osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Sekreti Bankar”… Kush po e cënon kredibilitetin e Bankës së Shqipërisë?

“Sekreti Bankar”… Kush po e cënon kredibilitetin e Bankës së Shqipërisë?

Nga Ola Xama

Ne vite Banka e Shqiperise ka kerkuar nga mediat dhe gazetaret qe te jene te kujdesshem ne raportimin e lajmeve qe lidhen me aktivitetin e saj pasi demi qe mund te shkaktohet eshte i madh.

Kete kerkese banka qendrore e mbeshtet ne argumentin se eshte institucion besimi, dhe demtimi i imazhit te saj lidhet drejtperdrejt me publikun, panikun qe mund te perjetojne ne momente caktuara depozituesit duke ndermarre veprime te terheqjes se depozitave, çka do te vinte ne pikepyetje stabilitetin e gjithe sektorit bankar.

E fshehur nen kete vello, prej 3 dekadash, Banka e Shqiperise mbetet i vetmi institucion qe kryen te gjithe tenderat sekrete.

Qe te marresh pjese ne nje tender te ketij institucioni, edhe kur nuk ka te beje me objekte qe jane informacion i klasifikuar, duhet te paguash 5 mije leke (te vjetra), qe te te dergojne me zarf sherbimin dhe mallin qe duan, dokumentat qe duhet te dorezosh dhe rregullat e tjera.

Jo vetem kaq, por kompania fituese nuk shpallet asnjehere, dhe publiku nuk e meson kurre se kush ka fituar, sa konkurrente kane marre pjese dhe cfare oferte financiare ka dhene secili.

Pra, nese Bankes se Shqiperise i duhen stilolapsa, kompania qe do t’i shese stilolapsa ketij institucioni nuk duhet te zbulohet sepse konsiderohet “sekret bankar”.

Prokurimet ne Banken e Shqiperise vazhdojne te funksionojne ne baze te nje rregullore te vitit 2006. Qe nga kjo kohe vete ligji i prokurimeve publike ne Shqiperi ka ndryshuar dhjetra here, ku te pakten 3 here eshte hartuar nga e para. Ndryshimet kane vendosur praktika te reja te menyres se zhvillimit te tenderave, duke reflektuar ato te Bashkimit Europian, ne menyre qe parate publike te mbrohen nga abuzimet.

Banka e Shqiperise patjeter do te thote qe eshte subjekt i auditimeve te Kontrollit te Larte te Shtetit, Inspektorit te Pergjithshem dhe audituesit te jashtem, por se cfare kane gjetur ata ne zbatimin e procedurave te prokurimit publik nuk e di njeri, pasi banka i lexon dhe korrigjon vete. Auditi i fundit qe ka bere KLSH ne kete institucion eshte perpara 7 vjetesh, ne 2015-n, ndersa eshte klasifikuar si “sekret shteteror”.

Po me kete argument, prej 5 vjetesh Banka e Shqiperise mban sekret emrin e kompanise qe po kryen punimet per rikonstruksionin e Hotel Dajtit.

Kur u shpall fituesi, tha eshte sekret bankar deri ne momentin qe firmoset kontrata.

Por me pas ndryshoi mendje dhe 5 vjet pas firmosjes se kontrates emri i kompanise qe po kryen punimet ende nuk eshte publikuar.

Por per te mbrojtur veten nga angazhimi qe beri, Banka e Shqiperise, fshiu edhe njoftimin ku kishte marre kete zotim:

duke e zevendesuar me nje te ri:

Ne linkun e ri, fjalia ku merr persiper te publikoje emrin e fituesit eshte hequr. Por, ka harruar qe njoftimin e vitit 2017, ku merrte persiper publikimin e emrit ia ka derguar mediave edhe me email (2 fotot me poshte).

Pra jo vetem nuk publikohet fituesi, jo vetem nuk sqarohet se perse punimet per ish-Hotel Dajtin vazhdojne kur ka 2 vjet qe ka mbaruar afati, por dhe genjejne! Duan te thone qe nuk jemi zotuar te publikojme fituesin.

Prandaj une tani pyes:

Kush e cenon besueshmerine e institucionit te bankes qendrore: media apo vete banka?

Kush nuk e mban angazhimin qe merr?

Kush tenton te genjeje?

Kush falsifikon?

Kush nuk ben transparence ne procedurat e prokurimit publik dhe kerkon te mbaje ne fuqi rregulloren 16 vjecare nen petkun “sekret bankar”?