Ylli Manjani, politikani që u fshi nga të gjitha forumet politike të partisë së hajdutërisë, ku militoi si hajdut i lumtur, që as nuk i hyri gjembi në këmbë, për aferën miliona euro të byzylykëve të të dënuarve me arrest shtëpie, shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk ka përse ta urojë Sali Berishën, sepse Sali Berisha i ka marrë të gjitha urimet e sukseset në politikë.
Postimi i plotë:
Sali Berisha nuk ka përse të urohet. Demokratët po. Ata kanë që në dhjetor (Ndoshta dhe ca më herët) që po japin leksione të vetëorganizimit të një grupimi politik.
Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që partia të vetëmblidhet duke qenë në unison përballë kastës drejtuese të saj. Ka patur një histori të ngjajshme PS e vitit 1996 kur Nano nga burgu organizoi një mocion ndaj kastës drejtuese, por jo e këtyre pëmasave që reagoi anëtarësia e PD.
Ndaj urimet janë për demokratët, të cilët u gjenden nën një presion të jashtëzakonshëm, por gjithsesi të pamundur për t’u diktuar vendimmarrjen. Anëtarët e PD kanë të paktën 6 muaj që vetëm votojnë dhe zgjedhin. Zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parti, por edhe për gara elektorale.
Sali Berisha i ka marrë të gjitha urimet e sukseset në politikë. Këtë radhë urimet janë ekskluzivisht për anëtarësinë e PD-së.
Ndaj urime atyre demokratëve që po japin shpresë se pluralizmi nuk ka vdekur ende. Amerikanllëqet e bulevardit politik,nuk janë as arsye e as shkak për të ndëshkuar një parti. Ato janë arsye të mjaftueshme për të ndarë opozitarin nga bashkpuntorin e pushtetit.
Kjo tashmë është e qartë! Amerikanllenjtë e bulevardit janë bashkëpuntorë të pushtetit dhe në luftë me pluralizmin.
Shpresoj që ky reagim demokratik i anëtarësisë të mos shkojë dëm nga drejtuesit e PD