osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Familja e Berishës ka një televizion, e transmeton Saliun edhe në tualet! Pse heshtin SPAK e ‘Tatimet’? Bën pastrim parash

Familja e Berishës ka një televizion, e transmeton Saliun edhe në tualet! Pse heshtin SPAK e ‘Tatimet’? Bën pastrim parash

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi sot në Kuvend se familja e Berishës ka një televizion në pronësi, Syri.net, tv i cili bën evazion fiskal. Balla ngriti pyetjen se pse nuk hetohet se ku i gjen financimet ky tv.

“Sot 30 vite nga vrasja e Falcones. Shqipëria ka shumë nevojë për Falcone. Unë shpresoj që t’i kemi sepse as Sali Berisha dhe as nuk do t’i dërdëlliste shqiptarëve për luftë korrupsionit. I fundit që mund të sulmojë kundërshtarët e vet për korrupsion është Sali Berisha. Nuk ka në këtë sallë të shpallur ‘non grata’ për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë.

Prandaj kur Sali Berisha të ngrejë akuzën për korrupsion ndaj kujtdo në politikë ju lutem injorojeni derisa ai të sqarojë akuzat e SHBA-vë që janë bërë tani. E gjithë Shqipëria e di që Sali Berisha është pronari ‘de facto’ i një televizioni, që e transmeton live Saliun edhe kur del në tualet.

Pse nuk hetohet kjo? Kush e financon atë televizion? E patë çfarë pagash kishte në atë televizion. Drejtuesi i atij televizioni merr 500 mijë lekë të vjetra? Nuk ka shanse. Ndërkohë që ky vjen këtu edhe bërtet ‘vëllai jot, motra jote’. Ky që ka ‘non grata’ edhe familjen. Pastrimi i parave dhe Tatimet të shkojnë të hetojnë. Ajo dosja e ‘boronicave’ është shumë e thjeshtë. Ky është SPAK, ndërkohë që Kompleksi Partizani është skema më e qartë e pastrimit të parave. Kompania që ka ngritur Kompleksin Partizani financon televizionin që po flas”, tha Taulant Balla.

Pas debatit me Elisa Spiropali, Sali Berisha është larguar nga Kuvendi dhe ka folur para gazetarëve jashtë duke përsëritur se ministrja i jep tendera vëllait. Ndër të tjera i bëri thirrje gazetarëve që të bëhen bashkë për të zbuluar vjedhjen e ministrave, të cilët thotë se i ka kapur frika dhe tmerri.

“Situata në Parlament është e sëmurë. I ka detyruar Rama të bëjnë sikur raportojnë nga terreni. Kjo Spiropali, një e dy ngrihet. Shkoni lexoni tenderat e bashkëshortit të Spiropalit, ia jep vëllait të saj. Po ka vjedhje më të hapur se tenderi publik i jepet kunatit, i jepet vëllait të gruas.

Kemi të bëjmë një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral e ndjesi për qytetarët që i vjedhin e plaçkitin dhe është e tëra pse mediat janë në këtë gjendje. Ne duhet të bëjmë një aleancë ku secila palë respekton pavarësinë, por një aleancë për të bërë transparencë të plotë të vjedhjes së ministrave. Të vijojmë betejë për transparencë se ju garantoj që këta i kanë kohërat e shkurtra, i ka kapur frika dhe tmerri. A ju kujtohet Rama se kam vjedh në mandatin e parë, ai vjedh çdo ditë dhe çdo mandat”, tha Berisha.

I pyetur se si ndihet që nuk e ka uruar asnjë ndërkombëtar për fitoren në krye të PD, Berisha u përgjigj duke thënë: “Ku e di ti” dhe u largua duke qeshur. Ndonëse mund të ketë marrë mesazhe privatisht, asnjë mesazh publik i ndërkombëtarëve nuk ka shkuar në adresë të Berishës për fitoren përballë Ibsen Elezit.