Manchester City është shpallur për herë të dytë radhazi kampion i Anglisë.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola e bëri këtë gjë në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke shënuar 3 gola në 6 minuta, për të përmbysur rezultatin 2-0 ndaj Aston Villa, që ishte në fuqi deri në minutën e 76 të ndeshjes.
Dy herë Gundogan dhe një gol i Rodri i dhanë Cityt titullin e Premier League, për herë të 8 në histori.
Ndërkohë, Liverpool bëri detyrën në ndeshjen e fundit, duke mposhtur 3-1 Wolverhampton, e duke e përfunduar kampionatin në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Cityt kampion.