osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dorëheqjet masive të italianëve, pandemia ua “hapi sytë”: Jeta nuk është vetëm punë

Dorëheqjet masive të italianëve, pandemia ua “hapi sytë”: Jeta nuk është vetëm punë

Në Itali një numër çdo herë e më i madh i punonjësve, po braktisin vendet e tyre të punës. Fenomeni i dorëheqjes masive siç quhet në SHBA erdhi në Itali, ku afro 10 për qind e punonjësve vetëm në rajonin e Lombardisë kanë dhënë dorëheqje, kurse në rajonin Veneto punën e kanë lënë mbi 66 mijë persona.

Këto rajone në veri të vendit kanë qenë gjithmonë “Mekë” për punë, e tani janë në kërkim të numrit të madh të punonjësve nga jugu i vendit, transmeton Telegrafi.

Fenomeni i dorëheqjeve masive shpërtheu në Shtetet e Bashkuara. Kjo nënkupton që në mënyrë masive të largohen nga puna, dhe të jenë në kërkim të një ekuilibri mes jetës private dhe punës.

Kësaj i kontribuoi pandemia, që “imponoi” punën nga shtëpia (smart working), por edhe ua hapi sytë njerëzve se jeta “nuk është vetëm punë” dhe se askush nuk do të jetojë përgjithmonë.

Pra, nuk bëhet fjalë për lënien e vendit të punës, por për të kërkuar alternative që ofrojnë kushte më të mira në çdo kuptim.

Në Lombardi, në veçanti në Milano që gjithmonë ka qenë një “Mekë” për të gjithë ata që kërkojnë punë, shifrat tregojnë qartë: në vitin 2021, në rajonin e Lombardisë dhanë dorëheqje 419.754 persona, përkatësisht 9.5 për qind të punonjësve.

Kur bëhet fjalë për Milanon, dorëheqje kanë dhënë 179.200 punonjës, e ky numër do të rritet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Pothuajse gjysma e tyre janë më pak se 35-vjeç, kurse 109 mijë kanë pasur kontratë për më shumë se një vit. Punën e kanë lënë më shumë burra sesa gra.

Punën në poste menaxheriale e kanë lënë 16 mijë njerëz, 14 mijë sektori i hotelerisë, 11 mijë u larguan nga shitja dhe 10 mijë nga logjistika.

Fenomeni i dorëheqjes masive u rrit një vit më parë: në periudhën më të vështirë të pandemisë, në vitin 2020 punën e lanë 127.294 persona, përkatësisht 30 për qind më pak se në vitin 2021.

Në rajonin Veneto, vetëm në katër muajt e fundit, dorëheqje kanë dhënë 66 mijë persona – që është për 50 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë

Edhe në këtë rast bëhet fjalë për nevojën e punonjësve, që të kenë kushte më të mira pune dhe fleksibile si dhe kohë të lirë.

Sipas të dhënave të fundit nga “Veneto Lavoro” në periudhën janar-prill të këtij viti, në këtë rajon kanë dhënë dorëheqje 66.300 persona, 50 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Tiziano Barone, drejtor i “Veneto Lavoro”, për të pasur shpjegim për këtë fenomen, duhet kërkuar tek nevojat e njerëzve, në veçanti tek të rinjtë, që më shumë t’i kushtohet vëmendje dakordimit për punë dhe kohës së lirë.

Maurizio del Conte, profesor i së drejtës së punës në Universitetin Bocconi në Milano, beson se ky është një sinjal pozitiv që nuk do të thotë se njerëzit po e lënë punën e tyre, por se ata “po shkojnë drejt horizonteve të reja”. Madje sipas tij, kjo nënkupton lëvizshmëri në tregun e punës.

“Kjo do të thotë që njerëzit duan të zgjedhin punën që do të bëjnë, jo puna t’i zgjedh ata, duan që profesionalizmi i tyre të vlerësohet. Mendoj se kjo mund të sjellë rezultate pozitive”, tha ai për Corriere della Sera.

“Kushdo që ofron sot një vend për persona të kualifikuar, duhet të ketë parasysh se këta persona do të duan kushte të “smart working”, kjo do të thotë mundësi që vet të mund të organizojnë orarin e tyre të punës dhe vendin nga do të punojnë”, tha ndër tjera ai.

Efektet e COVID-19 në tregun e punës janë të ndryshme – përshpejtimi teknologjik, ndryshimi i profesionit dhe ndikimi në organizimin e punës.

Del Conte shpjegon gjithashtu se askush nuk ka menduar se është e mundur të punohet mirë edhe jashtë zyrës.

“Pa marrë parasysh këtë, kompanitë fillimisht po heqin dorë nga një numër i caktuar kandidatësh cilësorë. Nëse kompanitë sot mendojnë se mund të kthehen në kohën përpara pandemisë, ata po humbin “trenin e inovacionit”, shtoi ai.

Massimo Bonini, sekretar i përgjithshëm i sindikatës CGIL Milano, tha për media se nëse një numër i madh i njerëzve vendosin të japin dorëheqje, kjo nënkupton se “nuk po ndihen mirë në vendin e tyre të punës, duan më shumë autonomi si dhe ekuilibër më të madh midis jetës private dhe punës”.

Ai shton se të rinjtë që janë më kompetent se shefat e tyre, nuk mund të ndihen mirë në një vend të tillë të punës. Ekziston edhe çështja e pagës, nëse punonjësi pas shumë viteve punë në vendin e njëjtë të punës merr pagën e njëjtë – do të thotë se ekziston një problem.

“Dhe kjo është normale që ai vihet në kërkim të diçkaje më të mirë”, shtoi Bonnini.

Sipas analistëve amerikanë, fenomeni i dorëheqjes masive do të ndryshojë fytyrën e ekon0misë amerikane.

Vetëm në gusht të vitit 2021, 4.3 milionë njerëz dhanë dorëheqje. Kjo është shifra më e lartë që nga viti 2000, kur Zyra për Statistika në Shtetet e Bashkuara (Bureau of Labor Statistics –BLC) filloi me publikimin e këtyre të dhënave.

Kjo tregon se pandemia si dhe rënia e punësimit për shkak të COVID-19, ka detyruar miliona amerikanë të marrin vendim drastike sa i përket karrierës. Sidomos pasi qeveria amerikane nuk prezantoi masa për të mbrojtur punonjësit si pasojë e pandemisë.

Një politikë e tillë ka çuar te ajo që çdo ditë miliona njerëz po humbin vendin e tyre të punës. Gjatë muajve të fundit shumë njerëz vendosën që në mënyrë vullnetare të braktisin vendin e tyre të punës – kjo për shkak të pagës së ulës apo kushte të rënda të punës. /Telegrafi/