Pas hedhjes së shortit ku gjyqtari që so të rishqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes “Hajdari” u përcaktua gjyqtari Besnik Hoxha ka reaguar i revoltuar juristi Romeo Kara. Sipas tij “klani Berisha” vazhdon nme ndikimin në sitemin e drejtësisë.
“Berisha ka frikë nga rigjykimi. Vazhdon ndikimi absolut i klanit Berisha në sistemin e drejtësisë. Llogjika nuk mund t’a pranojë kurrsesi që shorti i bie për gjykimin e kërkeses për rivendosje në afat te ankimit, pikërisht këtij gjyqtari. Ky gjyqtar dhe klani Berisha po mundohen që të fshihen pas gishtit.
Ky gjyqtar është boterisht i njohur që i perket klanit Berisha. Këte gje ai e ka treguar me së miri me gjykimin që i beri çështjes së Gerdecit. Akoma i kam perpara syve imazhet kur ky gjyqtar sorollatej rrugëve te ish Bllokut me mikun me të afert të Shkelzen Berishës, Sokol Docin, i cili sot nuk jeton më.
Besoj se edhe ai vetë nuk e ka harruar shoqërine me te dhe frekuentimin e galerisë Colis ne Bllok. Turp për çdo shqiptar që toleron një degradim të tillë të sistemit të drejtesisë. Pa drejtesi nuk ka shtet, atdhe, liri, dinjitet, paqe dhe progress” , shkruan Kara në reagimin e tij.