osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Na etiketoi me “mafia” pa futur mirë këmbët në Tiranë, gazetari holandez i del në mbrojtje shqiptarëve: I vendosi vulën padrejtësisht Shqipërisë

Na etiketoi me “mafia” pa futur mirë këmbët në Tiranë, gazetari holandez i del në mbrojtje shqiptarëve: I vendosi vulën padrejtësisht Shqipërisë

Nga Klaudio Ndreca

Kur u hodh ideja e lindjes së Conference League, askush nuk besoi realisht se ky kompeticion do t’i interesonte ndokujt. Sigurisht që për ekipet e vogla ishte si një shpëtim, për të rritur më tepër financat e tyre, por futbolli shitet vetëm nëpërmjet imazhit. E parë në këtë këndvështrim, Conference League linte shumë vend për dyshime.

Por gjysmëfinalet e saj e treguan më së miri me dy stadiumet e stërmbushura, se nuk bëhet fjalë për një trofe që nuk “i duhej as dreqit”. Madje “i madhi” Murinjo që ka fituar çdo trofe në karrierën e tij, derdhi lot pasi do të vinte në finalen e Tiranës. “Sport Ekspres” ka intervistuar gazetarin holandez të “Ad.nl”, Mikos Gouka. Ky i fundit ndan të njëjtën përshtypje sa i përket rëndësisë së këtij kompeticioni.

“Në fillim të nisjes së sezonit, finalja e Tiranës diskutohej shpesh në Roterdam. Së pari si një lloj shakaje sepse Feyenoord prej vitesh nuk është përfshirë seriozisht si klub në Europë. Por pas të gjitha fitoreve u bë gjithnjë e më shumë një skenar real që Feyenoord të përfundonte në finale. Conference League doli të ishte shumë më tepër se një turne i dorës së tretë, me shumë ndeshje të nivelit të lartë dhe me klube të mëdha në fazën finale.

Nuk ka një hendek të madh mes Europa League dhe Conference League për sa i përket përvojës së tifozëve dhe lojtarëve. Finalja e Europa League ishte një ngjarje e madhe në Sevilje me kaq shumë tifozë të Rangers dhe Eintracht Frankfurt në qytet. Por kështu do të jetë edhe në Tiranë, me shumë tifozë nga Roma dhe Roterdami. Premton të jetë një ngjarje e veçantë dhe nëse stadiumi i Tiranës do të ishte më i madh, biletat nuk do të mjaftonin sërish”, tha Gouka.

Sa herë që holandezët kujtojnë Shqipërinë, menjëherë i vjen ndërmend ndeshja e vitit 1991, Partizani-Feynord. Miqtë do të shokoheshin nga varfëria ekstreme në të cilën ndodhej vendi ynë dhe dëshira e jashtëzakonshme e njerëzve tanë për t’u larguar përgjithmonë nga Shqipëria. Nuk mund të shpjegohej ndryshe që pjesa më e madhe e lojtarëve të Partizanit kërkuan azil dhe nuk u kthyen menjëherë për në atdhe pas ndeshjes së transfertës me Feynordin. Por a do të kenë probleme holandezët këtë herë me udhëtimin e tyre në vendin tonë? Kohë të tjera nga ato të tmerrshmet, diskutohet për “halle luksi”.

“Problem me udhëtimin? Feyenoord padyshim ka avionin e tij dhe do të udhëtojë drejt Tiranës të hënën para finales. Kjo nuk do të shkaktojë asnjë problem. Është ndryshe për tifozët. Në Tiranë mund të arrihet vetëm pa ndalesë nëpërmjet Eindhoven. Shumë tifozë do të shkojnë në Shqipëri në të gjitha mënyrat. Shpesh udhëtime të gjata dhe të ndërlikuara dhe gjithashtu duke ditur se nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për finalen.

Feyenoord ka luajtur një herë kundër Partizanit të Tiranës në vitin 1991 dhe aty ka pasur një varfëri të madhe. Ne nuk kishim parë kurrë kaq keq. Lojtarët u tronditën shumë dhe u dhanë rroba lojtarëve të Partizanit pas ndeshjes në Roterdam. Vitin e kaluar pati regjistrime të programit televiziv holandez “Ëie is de Mol” në Shqipëri. Fotoja që pamë atje nga Shqipëria ishte shumë e ndryshme. Një vend i bukur, shumë më modern dhe me hotele dhe restorante të bukura. Për fat të mirë, koha nuk ka ndalur dhe shumë holandezë menduan për një pushim tani në Shqipëri, ku kjo do të ishte e pamundur në vitin 1991.

Me afrimin e finales, njerëzit që ishin në Tiranë në 1991 po dalin në gazeta dhe në televizion. Thonë se thjesht nuk kishte asgjë në atë kohë në Shqipëri. Fakti që një finale tashmë mund të zhvillohet në Tiranë, tregon gjithçka për progresin që është bërë. Ndeshjet i kam parë vetëm në vitin 1991 në televizion. Një furrë buke nga Roterdami sponsorizoi Partizanin dikur dhe portieri Artur Lekbello, i famshëm në Holandë, mbante emrin e furrës në këmishë. Tani ka shumë holandezë që mund të tregojnë diçka për Tiranën. Si vëllezërit Bekim dhe Bekri Bajraktaraj që luanin me Giovanni van Bronckhorst me të rinjtë e Feyenoord. Ata kanë restorant në Tiranë dhe tregonin histori të bukura për qytetin. Ashtu si Joriku, një djalë holandez që prej dhjetë vitesh drejton një agjenci udhëtimesh në Tiranë”, shtoi gazetari holandez.

Ajo që ne na u duk krejtësisht e padrejtë ishte reagimi i kryetarit të shoqatës së tifozëve të Feynord, Kees Lau. Ky i fundit u shpreh se bileta arrinte deri në 3000 euro në tregun e zi për të qenë në Air Albania, duke dalë menjëherë në përfundimin: “Kanë rënë në duart e mafias shqiptare”. Roma dhe Feynord do të luajnë në finalen e Conference League, por Shqipëria kërkon të fitojë trofeun me po të njëjtën dëshirë. Nëse deri tani kemi qarkulluar në lajmet e shteteve të huaja për kronikën e zezë, këtë herë kemi shansin t’u tregojmë se shqiptarët kanë edhe një anë tjetër, për të cilën bota flet më pak, ose më mirë…aspak!

Me zemrën në duar dhe shtëpitë e hapura për miqtë, jemi sërish gati për të treguar vlerat tona. Por çfarë ndodh kur mysafiri nis të paragjykojë dhe të flas më tepër seç duhet, pa futur mirë këmbët në Tiranë? Kjo është pyetja që i kemi drejtuar gazetarit holandez, Gouka, duke i treguar se në Itali për ndeshjen e fundit të Sasuolos dhe Milanit, bileta në tregun e zi ka shkuar po në 3000 euro. Ndërkohë për finalen e Champions League, bileta në tregun e zi është me shifra më të ekzagjeruara dhe e kuptueshme. A ka vepruar edhe atje mafia shqiptare?

“Fjalët e Kees Laut vijnë kryesisht nga zhgënjimi, mendoj unë. Feyenoord ka një bazë të madhe tifozësh dhe ata e ndjekin klubin në të gjithë botën. Mijëra tifozë duan të shkojnë në finale, por ka shumë pak bileta. Por të shpjegosh se mafia ka dorë në këtë punë, kjo është vërtet shumë e lehtë për t’u thënë nga jashtë Tiranës. Ai i ka dhënë pa të drejtë Shqipërisë një vulë dhe kjo mund të ishte parandaluar. Dhe në të vërtetë, çmimet në tregun e zi gjithmonë rriten kur një ngjarje ka kërkesë të lartë.

Kjo vlen për koncertet, por sigurisht edhe për finalet e futbollit. Dhe sa më i rëndësishëm të jetë eventi dhe sa më pak vende të ketë, aq më të larta janë çmimet. Kështu funksionon. Kjo mbetet frustruese sepse njerëzit që shkojnë gjithmonë në stadium, tani duhet të qëndrojnë në shtëpi ose të përdorin të gjitha kursimet e tyre. Por kjo është se si funksionon dhe nuk mund të dihet menjëherë për të folur për Shqipërinë dhe ndërhyrjen mafioze. Ky është spekulim i pastër”, përfundoi Gouka. /Sport Ekspres/