osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gjykoi “21 Janarin”, Besnik Hoxha merr në dorë fatin e Izet Haxhisë dhe dosjes “Hajdari”

Gjykoi “21 Janarin”, Besnik Hoxha merr në dorë fatin e Izet Haxhisë dhe dosjes “Hajdari”

Hidhet shorti dhe përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku Haxhia u dënua me 25 vite burg.

Shorti i gjykatës së Tiranës ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes Besnik Hoxha. Gjyqtari Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosë nëse do të rivendoset çështja në afat për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për riçeljen e procesit.

Besnik Hoxha shpalli të pafajshëm gardistët e 21 janarit. Gjyqtari nuk është i panjohur për opinionin publik. Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën.

Besnik Hoxha ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e 21 janarit, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë.

I vendosën tritol në 2012-ën

Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës. Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij. Ngjarja mbeti e pazbardhur.

Tre vite më parë, një vendim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë e solli atë në Gjykatën e Tiranës, ku punon si gjyqtar që nga prilli i vitit 2010. Gjatë kësaj periudhe kohore, ai ishte gjyqtari që rrëzoi kërkesën e Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe Sokol Ngjeçit për lirimin e tyre për shkak të shkeljes së procedurave./Shqiptarja.com