Ndonëse është përfolur shumë për jetën e saj familjare, Rudina Hajdari ka preferuar të mos flasë asnjeherë për këtë temë.
Rudina ka lënë të kuptohet deri diku që është ndarë nga babai i vajzës së saj, i cili së bashku me vajzën jeton në Amerikë.
Por për herë të parë, ajo ka sqaruar të vërtetën e ndarjes për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin “Glamour Zone”.
Ester Bylyku: Ke lënë të kuptohet që ka patur një shkëputje mes teje dhe babait të vajzës tënde. Si është e vërteta?
Rudina Hajdari: E vërteta është që ai është 12 orë larg. Jeton në Amerikë, dhe është e vështirë të jemi bashkë gjatë gjithë kohës.
Rudina Hajdari foli për herë të parë edhe për shkarkimin nga detyra si gjyqtare e nënës së saj, Fatmira Hajdari.
“Mbaj mend momentin që mamaja ime po kalonte një situatë të vështirë. Aty ishte një moment pikant për jetën time personale, sepse unë jam shumë krenare për nënën time, për familjen time. Ajo ka rritur 3 fëmijë me sakrificat e veta. Në atë moment ishte e vështirë” u shpreh Hajdari.