Linda Morina dhe deputeti Milaim Zeka kanë qenë të ftuar në emisionin “Kojshia” të gazetarit Sadri Imeri.
Në emision kanë plasur batutat kur gazetari i ka sjellë në vëmendje Lindës, metodën e saj natyrale për të rritur gjoksin, me kusinë me ujë.
Papritur në studio erdhi një e tillë dhe Linda, teksa e demonstroi, detyroi dhe deputetin që të bënte si ajo.
Zeka u shpreh se nuk ka ç’e do gjoksin, pasi ai i duhet vetëm Lindës, ndërsa në kuadrin e batutës gazetari tha se nëse do t’i duhej do ia merrte Lindës me qira.