Gazetari Artan Hoxha dëshmoi dje në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës për çështjen e ‘Toyota Yaris’.
Pas dëshmisë 4-orëshe në këtë instancë Hoxha publikoi edhe një video në rrjetet sociale, ku jepte detajet.
Mirëpo në këtë postim të Hoxhës pjesa më e madhe e komentuesve ishin të interesuar të mësonin nëse Hoxhës i kishin konfiskuar telefonat sikurse i kishte ndodhur në drejtësinë shqiptare.
Kundrejt këtyre pyetjeve nuk munguan aspërgjigjet epike të Hoxhës: Jo jo se u thashe qe me duhen per te Opinioni i Fevziut!