Autoritetet libaneze kanë mbetur pa fjalë kur kanë kuptur se një lypëse kishte një pasuri të konsiderueshme në bankë. Fatima Othman 52 vjeç, u gjet e vdekur në një makinë të braktisur, dyshohet për shkak të atakut kardiak.
Pranë saj policia gjeti dy çanta me 3300 Dollarë cash. 52-vjeçarja në Liban u bë e njohur disa kohë më parë, pasi në internet u shpërnda një foto ku një ushtar i jepte ujë. Autoritetet libaneze u surprizuan gjithashtu kur kontrolluan llogarinë e saj bankare.
U zbulua se lypësja kishte kursyer 1.1 milionë Dollarë. Policia gjeti librezën e saj të kursimeve në një bankë lokale, çka e shtyu që të shkonte të verifikonte.
Pasuria që ajo kishte grumbulluar iu dha familjes së saj, që jeton në qytetin Ain Al-Zahab në veri të vendit. Fatima Othman lypte në rrugë pasi nuk mund të përdorte duart dhe këmbët për shkak se ishte gjymtuar gjatë Luftës Civile Libaneze.